02-15-2024, 05:17 PM
Kënga dhe Muzika!? Dr. Jusuf el-Kardavi.
Kënga është zbavitje që i qetëson shpirtrat, i gëzon zemrat dhe i
kënaq veshët. Islami e lejon këngën që nuk përmban në vete fjalë të
turpshme, dëm e nxitje për mëkat. Këngën mund ta shoqërojë muzika që
nuk ngacmon e provokon. Kënga preferohet në raste festive si p.sh. në
ditët e Bajramit, martesës, kthimit të udhëtarit (kurbetçiut), lindjes
etj. Aisheja r.a. transmeton se kur është martuar një grua me një ensar,
Pejgamberi i ka thënë:
“Oj, Aishe, a u zbavitën? Ensarët e duan zbavitjen!”
Ibn Abbasi transmeton se Aisheja ka martuar një të afërme të saj me një
ensar, e në atë rast ka ardhur Pejgamberi a.s. dhe ka pyetur:
“A e keni përgatitur vajzën?” thanë: -Po - u përgjigjën njerëzit “A dërguat me të dikë që di të këndojë?” Unë thashë: Jo. –
“Ensarët janë popull që e do këngën, dhe ju është dashur të dërgoni ndonjë që
këndon: “Ju erdhëm, ju erdhëm! Na përshëndetni ashtu si ju
përshëndesim!”
Aisheja transmeton
se ne diten ditët e Mines, ka ardhur Ebu Bekri tek ajo dhe aty ka parë dy vajza që
këndonin dhe i bienin defit në praninë e Pejgamberit a.s. që e kishte
mbuluar kokën me shall. Kur ka dashur Ebu Bekri t’i dëbojë, Pejgamberi
a.s. e ka zbuluar fytyrën dhe i ka thënë:
“Lëri o Ebu Bekër! Këto janë ditë feste!”
Pejgamberi a.s. ua ndaloi Ebu Bekrit dhe Umerit pengimin dhe dëbimin e
lojtarëve e këngëtarëve, me arsyetim se ishte ditë feste, gjegjësisht
ditë gëzimi dhe se kënga në raste të tilla është shprehje gëzimi.
Hadithet
që ndalojnë këngën janë të dobëta dhe të gjitha kritikohen nga kritikët
dhe dijetarët e Hadithit. Kâdî Ebu Bekër ibn Arabiu thotë: “Hadithet
që ndalojnë këngën nuk janë autentike!” Gjithashtu edhe Ibn Hazmi thotë:
“Çdo transmetim rreth kësaj çështjeje është i pavlefshëm dhe i
trilluar.”
Kur flet Ibn Hazmi për ata që thonë se kënga nuk i takon “të vërtetës” por “humbjes” duke u mbështetur
në ajetin kur’anor:
“Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (iluzione)”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka thënë:
Mendimi unanim është se ndalohet kënga që
kombinohet me gjëra të ndaluara, p.sh. të këndohet në gazmendet me alkool, të ekzekutohet me striptiz. Pikërisht për këtë lloj Pejgamberi
a.s. ua tërheq vërejtjen familjes dhe dëgjuesve duke iu kërcënuar me dënim të rëndë ..
BURIMI :

Code:
http://www.islamieshtedrit.com/"Art is much less important than life, but what a poor life without it."
![[Image: qrIkbSJ.jpg]](http://i.imgur.com/qrIkbSJ.jpg)