Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Shenjat e mëdha dhe të vogla të kijametit
#4
Zjarri që i tubon njerëzit

Kjo është shenja e fundit nga shenjat e mëdha të Kijametit, sepse Muhammedi alejhis-selam në hadithin e tij ku përmendi dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit tha: “...dhe e fundit nga ato, është zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre (në mahsher).”

Toka në të cilën do t’i tubojë njerëzit ky zjarr, është toka e Shamit (vendet e Shamit janë: Palestina, Siria, Jordania dhe Iraku).

Transmetoi Ebu Dherri se Muhammedi alejhis-selam tha: “Shami është toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit.”

Në një hadith tjetër Muhammedi alejhis-selam sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk u lë vend njerëzve, kudo që ata ndalen ai i arrinë derisa të tubohen në vendet e Shamit.
__________________________________________________________________________________
Dalja e shtazës

Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtaze All-llahu e përmendi në Kur’an, ku thotë: “E kur fjala (Ime) u bie atyre (njerëzve), Ne do t’u nxjerrim atyre një SHTAZË nga toka që do t’u flasë atyre (njerëzve): se, njëmend, njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kur’anin) Tona.” (En-Neml: 82)

Ky pra është ajeti i Kur’anit që paralajmëroi daljen e asaj shtaze para Kijametit. Pa dyshim, kjo shtazë nuk është e ngjashme me shtazët që jemi mësuar t’i shohim, sepse kjo u flet njerëzve, i këshillon ata dhe u tregon se ata nuk besuan në argumentet dhe fjalët e Zotit.

Në fillim të shenjave të Kijametit përmendëm hadithin ku Muhammedi alejhis-selam ceku dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit, e në mesin e tyre ishte edhe “dalja e shtazës”.

Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “Do të dalë shtaza dhe do t’u vë shenja njerëzve në hundët e tyre, dhe jetojnë ata në mesin tuaj, dhe kur njeriu blenë deven pyetet. Nga kush e bleve? E thotë: E bleva nga një njeri me shenjë në hundë.”

Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, radiall-llahu anhu, në një hadith të gjatë, e tha: E përmendi Muhammedi alejhis-selam shtazën, e tha: “Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje. Njëherë ajo del larg në shkretëtirë (në fshatra të largëta) dhe ajo nuk përmendet në Mekke (nuk dëgjojnë për daljen e saj), fshehet një kohë të gjatë, pastaj del edhe njëherë dhe përmendet ajo në fshatra dhe në Mekke”.

Tha Muhammedi alejhis-selam: “Pastaj, derisa njerëzit janë në xhamitë më të mëdha të Zotit, e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg nga ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (brenda në Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveç një grupi të besimtarëve që e kishin të qartë se nuk mund t’i ikin All-llahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndritë fytyrat e i bënë ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon të lëvizë nëpër tokë, nuk mund ta zë atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi, saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: O filan, a tani falesh?! I afrohet ai asaj e i vë ajo atij një shenjë në fytyrën e tij, pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari, e thonë: O besimtar, ma jep hakun tim..”

Në disa hadithe përshkruhet se kjo shtazë është e krijuar nga pjesë të ndryshme të shtazëve.

Sidoqoftë, neve na intereson se ajo është shenjë dhe mrekulli e All-llahut që do të paraqitet para Kijametit dhe se ajo do t'ua ndritë fytyrat besimtarëve dhe do t’u vë shenja të posaçme pabesimtarëve në hundë e do t’i lajmërojë njerëzit se ishin mohues të argumenteve të All-llahut.
____________________________________________________________________________________

Zbritja e Isait alejhi selam

Do të zbresë Isai alejhi selam kur muslimanët do t'i kaplojë një bela e madhe dhe kur Dexhali do të bëjë fesad nëpër tokë dhe mundohet t'i shkatërrojë besimtarët në përgjithësi. Atëherë zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut, derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.

Transmeton Evs Ibni Evsi, se Muhamedi alejhi selam tha: "Zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut." Edhe në ditët tona ekziston kjo minare e bardhë në lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër, që e transmeton Ebu Hurejra, thotë Muhamedi alejhi selam: "Nuk ka mes meje dhe Isait alejhi selam të Dërguar dhe ai do të zbresë. E kur ta shihni atë, njiheni: njeri mesatar (me gjatësi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk është e lagur." Pra, Isai alejhi selam zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgatiten për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me ta, kurse imami është nga ai grup.
Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: "Një grup nga umeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, ashtu të qartë, deri në Ditën e Kiametit." Po ashtu tha: "Zbret Isai alejhi selam, i biri i Merjemes, e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): "Na e fal namazin", por ai i thotë: "Jo, ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, ky është fisnikërim i Allahut për këtë umet."

Isai alejhi selam do të gjykojë me Kuran dhe Sunet dhe do të veprojë sipas Kuranit dhe Sunetit. Isai alejhi selam pas zbritjes dhe faljes së namazit niset me ushtarët muslimanë në drejtim të Mesxhidul Aksas në Jerusalem, ku Dexhali ka rrethuar një grup muslimanësh.
Transmeton Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Kur ai largohet, thotë Isai: "Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët)." E hapin atë dhe prapa saj është Dexhali me 70.000 hebrenj, të gjithë ata me shpata të ngritura dhe me mburoja. Kur ta shohë atë (Isain alejhi selam), Dexhali shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur. E kap atë (Isai alejhi selam) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shkatërron Allahu çifutët." Në një hadith tjetër, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam pasi përmendi namazin e Isait alejhi selam me muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: "…Kur armiku i Allahut e sheh atë, shkrihet sikurse kripa në ujë. E sikur Allahu ta lejojë, do të shkrihej në përgjithësi, por Allahu e vret atë me dorën e tij (Isait alejhi selam). Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij."

Isai alejhi selam do të jetojë në tokë dyzet vjet, siç transmetohet nga Ebi Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Qëndron ai (Isai alejhi selam) në tokë dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët."

Në disa transmetime thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset afër varrit të Ebu Bekrit dhe Muhamedit alejhi selam. Ky varrim pra do të bëhet në Xhamin e Muhamedit alejhi selam në Medinë. Isai alejhi selam do të vendosë në tokë ligjin islam (ligjin e Allahut), ai do t'i shkatërrojë të gjitha fetë dhe nuk pranon asnjë fe tjetër përveç Islamit dhe në kohën e tij do të mbretërojë bollëku, paqja dhe siguria.
____________________________________________________________________________________________
Tymi Ed-Duhan

Nga shenjat e mëdha të kiametit është tymi i cili do të mbulojë tokën.
Thotë Allahu i Lartësuar: "Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm." (Duhan:10-11)
Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër kiametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: "Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam: "Njëmend, Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra: për tymin i cili besimtarin e kap si flama, kurse jobesimtarin e fryn, saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij. E dyta është shtaza, kurse e treta Dexhali."
Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin jobesimtarëve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kiametit.
____________________________________________________________________________________________
Lindja e Diellit nga perëndimi

Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: "…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire." (En'am:158)
Transmetoi Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Ai që pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, do t'ia falë Allahu atij. E, kur Dielli lind nga perëndimi, mbyllet dera e pendimit."

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Nuk do të vijë kiameti para se të lindë Dielli nga perëndimi i tij. E, kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë, besojnë të gjithë. Ai është momenti kur askujt besimi nuk i bën dobi nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnjë të mirë në besimin e tij."
Transmetohet nga Hudhejfe se tha: "E pyeta të Dërguarin e Allahut e i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga perëndimi?" Tha Muhamedi alejhi selam: "Zgjat ajo natë derisa duket sa dy net, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur, pastaj bien e zgjohen prapë dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë (të gjithë), por nuk u bën dobi besimi i tyre."

Lindja e Diellit nga perëndimi, siç kuptohet nga këto tekste është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë etj. Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo në Tokë, që do të ndodhë para kiametit. Allahu është për çdo gjë i fuqishëm.

Pastaj do të bëhet shkatërrimi i Qabes me lejen e Allahut nga dora e etiopianit Dhus-Suvejkatenjit për arsye se çdo gjë do të shkatërrohet, edhe Qabja do të shkatërrohet para kiametit.
Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës, saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi, namazi, kurbani, sadakaja dhe do të bartet Kurani në një natë dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet. Dhe mbesin disa grupe njerëzish e plaku i vjetër thotë: "I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë "La ilahe ilallah" dhe ne e themi."

Në një hadith që transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, Muhamedi alejhi selam thotë: "Nuk do të ndodhë Kiameti derisa në tokë thuhet: Allah, Allah."
Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Allahu do të dërgojë një erë nga Jemeni më të butë se mëndafshi; nuk do të lërë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërrmije pa ia marrë shpirtin."

Para se të ndodhë kiameti, njerëzit që janë ende gjallë prej jobesimtarëve nënkuptohet që i kthehen adhurimit të idhujve dhe martesave në rrugë si shtazët.
[Image: 17wfap.jpg]
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Re: Shenjat e mëdha dhe të vogla të kijametit - by doctorx. - 04-03-2020, 01:11 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)