Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Si te startojme Windows ne Safe Mode
#1
Si te startojme Windows ne Safe Mode

Permbajtja e Tutorialit

Code:
Hyrje Windows XP Konkludim

Hyrje

Windows Safe Mode, eshte nje menyre e startimit te Windows, ne menyre qe te shtoje detyrat administrative dhe diagnostikuese ne instalimin tuaj. Kur startoni Windows ne Safe Mode atehere sistemi ofron vetem nje numer te vogel programesh per perdorim. Kjo mënyrë e operimit është projektuar për të ju drejtuar zgjidhjen dhe diagnostifikimin e problemeve në kompjuterin tuaj. Windows-i ne Safe Mode ofron vetem video drajveret bazik, keshtu qe programet dhe vet pamja mund te duket e ndryshme se normalisht.

Ekzistojne 2 menyra per te startuar Windows/in ne Safe Mode, te dyjat do i spjegoj me poshte:

F8 - Me shtypjen e F8 gjate startimit te Windows, do te drejtohesh ne nje meny, ku do kesh mundesi te zgjedhesh opcionin per Safe Mode. Nese nuk funksionon kjo, atehere provo perseri, duke e ristartuar sistemin dhe duke provuar perseri me F8 ne tastature, duhet te jesh i shpejte ne shtypjen e pulles.

System Configuration Utility - Ju mund te perdorni System Configuration Utility, vetem ne Windows 98, ME, XP, Windows Vista, dhe Windows 7, per te bere startimin e Windows ne Safe Mode ne ristartimin e rradhes. Spjegimin se si dhe detajet do i bej ne hapat e rradhes.

Windows XP

Duke perdorur metoden F8
  • Ristarto kompjuterin
  • Kur kompjuteri starton ne fillim do shfaq te dhena si: Hard/Disqet e instaluar, kapaciteti i memorjes etj. Ne ate qast kliko F8 derisa te te shfaqet nje meny e krijuar nga Windows XP
  • Selekto opcionin Safe Mode, duke perdorur shigjetat ne tastature
  • Bej cfaredo ke dashur te besh duke hyre ne Safe Mode, dhe ristarto kompjuterin per te startuar Windows XP ne menyre normale

Duke perdorur System Configuration Utility

Shenim: Nese ke probleme ne startimin e Safe Mode permes F8, atehere nuk preferohet qe te startohet ne kete menyre, per arsye se mund te shkaktosh Crash Hardware/ik.

Hapi i 1-re: Mbyll te gjitha programet qe i ke te hapura
Hapi i 2-te: Kliko ne butonin "Start" dhe me pas "Run"
Hapi i 3-te: Shtyp msconfig sikur ne foto

[Image: 28022010-192007.gif]

Hapi i 4-te: Kliko butonin "OK" dhe System Configuration Utility do te startoj. Dhe me pas do shihni dicka te ngjashme me foton poshte.

[Image: 28022010-374300.gif]

Hapi i 5-te: Kliko mbi TAB-in "BOOT.INI", qe eshte e dizajnuar me te kuqe, dhe do jesh ne nje faqe te ngjajshme sikur me poshte.

[Image: 28022010-154332.gif]

Hapi i 6-te: Selektoje opcionin "/SAFEBOOT" qe eshte dizajnuar me te kuqe ne foton larte, dhe kliko "OK". Me pas do te shfaqet nje dialog ku kerkon ristartimin, thjesht kliko "Restart". Pas ristartimit Windows XP do startoj ne Safe Mode.
Hapi i 7-te: Pasi te kesh perfunduar me punet ne Safe Mode, beji te gjitha hapat deri tek hapi i 6-t, ku ke per te deselektuar opcionin "/SAFEBOOT".

Kaq kishte per Windows XP, nese keni probleme apo nuk dini se si te startoni ne Safe Mode permes System Configuration Utility ndonje sistem tjeter operativ (Windows Vista, Windows 2000, Windows 7 etj.), atehere thjesht beni nje kerkes tek kjo teme, dhe une do vazhdoj tutorialin.

Konkludim

E dini ju ka ndodhur qe kur te beni ndonje pyetje/ndihme/kerkes shpesh te ju thone, qe duhet te startosh PC-ne ne Safe Mode. Me kete tutorial mund te mirrni vesh se si te startoni Windows ne Safe Mode, kur eshte e nevojshme.

Mesim i shkruar nga cRu3l.b0y per ITShqip.Com
#ITSHQIP - Qendra Informatikes Shqiptare
#cRu3l.b0y
If i helped you on you'r topic, use +REP button.

[Image: wivcpk.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Si te startojme Windows ne Safe Mode - by BR3ACKER - 01-25-2021, 07:14 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)