01-13-2021, 10:41 PM
Ebu Hurejra r.a. e ka dëgjuar të Dërguarin duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbetej asnjë papastërti.” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli ...i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”(Muttefekun alejhi)
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe ...i varfëri që është mendjemadh.”