Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Këshilla të përgjithshme Islame
#5
Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë

1 - Dije se nëse nuk jeton brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t`I tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mo sprit mëngjesin.
...2 – Harroje të djeshmen me gjithë cka pate, mos mbaj mërzin e asaj që kaloi, se është marrëzi.
3 – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo i takon botës së panjohur, deri sa të të trokas në derë mos mendo për të.
4 – Mos u dridh nga kritikat, por qëndro i paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote.
5 – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete.
6 – Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t`i përmbahet të përmendurit e Allahut xh.sh.
7 – Dije se cdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh
8 – Mos prit falënderim prej askujt.
9 – Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë.
10 – Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty.
11 – Cdo caktim për besimtarin është i dobishëm për të.
12 – Shikoji të mirat që të dha Allahu xh.sh , pastaj falënderoje Atë.
13 – Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithcka që kanë njerëzit.
14 – Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen.
15 – Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta.
16 – Fatkeqësit ta forcojnë zemrën dhe ti celin sytë.
17 – Me të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet.
18 – Mos të të thyejnë gjërat e pa vlera.
19 – Me të vërtet Zoti yt ka mëshirë të gjërë
20 – Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo.
21 – Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko tepër.
“ E NË QIELLË ËSHTË FURNIZIMI JUAJ DHE AJO QË JU PREMTOHET ” (Kur`an 51:22)
22 – Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta.
23 – Tek të lënduarit merr shembull.
24 – Nëse Allahu xh.sh e do një popull, e sprovon atë.
25 – Përserit lutjet që I ka lexuar Muhammedi a.s në gjendjet e vështira të Tij.
26 – Përmbaju punëve serioze e të frytshme, largoju zbrazëtirës.
27 – Leri të pavërtetat dhe mos beso në cdo gjë qe përhapet .
28 – Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tend se sa kundërshtarin
29 – Cdo gjë që të preku nga fatkeqësit s`është tjetë, pos falje mëkatesh.
[Image: 17wfap.jpg]
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Këshilla të përgjithshme Islame - by doctorx. - 04-03-2020, 08:25 AM
Re: Këshilla të përgjithshme Islame - by doctorx. - 05-05-2020, 06:18 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)