Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Si Jane Emeruar Ditët e Javës?
#2
Nuk është e vërtetë që shtatë ditët e javës lidhen me faktin që perëndia e krijoi botën për gjashtë ditë dhe të shtatën e la pushim. Kjo do të ishte fare pa kuptim. E vërteta është se çdo ditë jave lidhet me një planet që atëherë konsiderohej si perëndi pagane.

[Image: Ditet.jpg]

Njerëzit e lashtë për të respektuar perënditë e tyre i kushtuan secilës nga një ditë. Vetë dita kryesore, e diela, ka marrë emrin e Diellit, sepse dhe në anglisht: sunday-sun+day që do të thotë dita e Diellit, perëndisë së dritës dhe krijimit të jetës. Ja si e kanë marrë emrin të gjitha ditët:

- Hëna: e hënë (italisht: luna-lunedi, anglisht: moon-monday)

- Marsi: e martë (italisht: marte-martedi)

- Merkuri: e mërkurë (italisht: mercurio-mercoledi, frëngjisht: mercure: mercredi)

- Jupiteri: e enjte (italisht: giove-giovedi)

- Venusi: e premte (italisht: venere-venerdi, frëngjisht: venus-vendredi)

- Saturni: e shtunë (anglisht: saturn -saturday)

- Dielli: e diel (anglisht: sun -sunday, gjermanisht: sonne -sonntag)

Më përpara njiheshin 7
Planetët e tjerë të sistemit diellor janë zbuluar më vonë, në tre shekujt e fundit. Po të ishin zbuluar më përpara ndoshta do të kishim 10 ditë jave. Trupat qiellorë si perënditë që shiheshin nga syri i njeriut, Venusi quhej ndryshe Afërditë nga grekët dhe ilirët e lashtë. Pra secilës perëndi i kushtuan një ditë të veçantë dhe pikërisht në ditën e tyre luteshin në tempullin përkatës. Për shembull romakët i luteshin Marsit (perëndisë së luftës) ditën e martë në tempullin e tij për të fituar betejën. Të dashuruarit luteshin në tempullin e Afërditës (Venusit)…

Burimi: qysh.me
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Si Jane Emeruar Ditët e Javës? - by MARCIAL - 04-27-2023, 11:07 AM
Si Jane Emeruar Ditët e Javës? - by MARCIAL - 04-27-2023, 11:07 AM
Re: Si Jane Emeruar Ditët e Javës? - by bekimua - 06-11-2023, 06:38 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)