04-27-2023, 08:10 AM
![[Image: samsung_wireless.jpg]](http://www.krokodili.com/wp-content/uploads/2013/06/samsung_wireless.jpg)
Përdoruesve të Samsung Galaxy S4 që nuk iu pëlqejnë kabllot, janë me fat: Samsung ka vënë në dispozicion karikues pa kabllo për pajisjen me një çmim prej 90$.
Pajisjet e reja që u zbuluan së pari nga Droid Life, përbëhen nga një kapak, i cili do të kushtojë 39,99$ dhe karikuesi, i cili do të kushtojë 49,99$. Pajisjet nuk janë të lira, por të paktën punojnë me të gjitha produktet që karikohen në mënyrë pa kabllo, ku përfshihen pajisjet e Asus, Nokia, Samsung, iStyle dhe të tjera.
Sa për estetikën e këtyre pajisjeve, karikuesi vjen në ngjyrë gri, ndërsa kapakët janë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.
Burimi: krokodili.com


