Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
11 arsye pse Windows 8 dominon tregun e sistemeve operative
#1
[Image: windows_8_-100010033-gallery.jpg]
Pavarësisht kritikave të shumta që kanë vërshuar mbi Windows 8, le të jemi pak realistë: është pjesë e një pakete sistemesh të cilat kanë krijuar një emër të madh ndër vite, duke u bërë sistemet operative më të përdorura në botë. Në qoftë se ju kujtohet, edhe Windows 7 e pati të vështirë të hynte fuqishëm në treg, por sot përdoret nga rreth gjysma e PC-ve në botë.
A mund të përmirësohet Windows 8? Pa dyshim që po. Megjithatë, për shumë arsye mbetet sistemi më i mirë operativ për desktopë.

Libraria e gjerë me softuerë
Një nga pikat më të forta të Windows 8 është koleksioni i gjerë i softuerëve të disponueshëm. E kemi fjalën për aplikacionet në dekstop, jo ato të Windows Store. Sigurisht, edhe Mac ofron një numër të madh, po ashtu edhe Linux i përmbush kërkesat bazë mjaft mirë. Por asnjëra prej tyre nuk krahasohet me ato të Windows 8. Është një aspekt ku dominanca e Windows 8 është e dukshme si kristali.

Mundësia për të përdorur ndërfaqet e vjetra
E gjithë ndërfaqja moderne e përdoruesit u ndërtua për të shfaqur sa më mirë aplikacionet e Windows Store. Megjithatë, Windows 8 përshtatet mjaft mirë edhe në versionin e vjetër të Windows-it, atë klasik të desktopit, të cilin e kemi pëlqyer gjithmonë. Ende keni mundësi të ekzekutoni komandat e vjetra apo programet në DOS, të cilat, ndoshta duhet të kishin dalë nga qarkullimi prej kohësh. Gjithsesi, Microsoft-i nuk i le pas programet, pavarësisht vjetërsisë së tyre. Mos harroni që Apple i nxjerr nga përdorimi softuerët sa hap e mbyll sytë.

Lojërat
Si mund të merrni eksperiencën më të mirë në Linux apo Mac? Luani me lojërat e Windows 8 në Wine (në Linux) ose në Parallels ose në Boot Camp (Mac). Stream on Linux është interesante, megjithatë mbetet prapa kur vjen puna tek suporti i lojës. Për sa i përket sistemit operativ të Google, lojërat si Bioshock Infinite mbeten për momentin një dëshirë që prësim të na plotësohet në të ardhmen.

Sinkronizimi
Le të flasim tashmë për ndërfaqen moderne të përdoruesit. Njerëzit e pëlqejnë shumë iCloud-in, por opsionet e sinkronizimit të Windows 8 i tejkalojnë ato të Apple në shumë aspekte. Nëse keni një llogari Microsoft, keni mundësi të zgjidhni mes sinkronizimit të një sërë artikujsh nga PC-ja juaj, përfshi ekranin fillestar, fjalëkalimet, opsionet e aplikacioneve, preferencat e desktopit, karakteristika të veçanta të shfletuesve etj. Asgjë tjetër nuk krahasohet me këtë mori mundësish që ofron Windows 8. Për më tepër, Windows Blue pritet të sjellë opsione të reja sinkronizimi.

Një shfletues uebi të vetin
Internet Explorer-in mund ta shani sa të doni, por që prej lançimit të Firefox, të gjithë e kemi vënë re se është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Le ta pranojmë: Safari nuk është edhe aq i mirë. Përdoruesit e
Linux-it përdorin Firefox-in apo Chromium. Chrome OS vjen me Google Chrome, i cili, realisht, është shumë herë më i mirë se IE, megjithatë shumë përdorues të Windows-it përdorin Internet Explorer.

Siguria në shfletues
Shihni me kujdes grafikun. Në të tregohet numri i dobësive që janë gjetur nga Symantec, falë sulmeve që u janë bërë secilit shfletues gjatë vitit 2011 dhe 2012.
Përshtatshmëria e gjerë me pajisjet periferike
Dëshironi që printeri apo mouse juaj i lojërave të punojë me Mac-un apo Ubutu-n? Ndoshta mund të punojnë me to, por më parë duhet të lodheni disi derisa t’i lidhni me njëri-tjetrin (veçanërisht përdoruesit e Linux-it). Pothuajse çdo pajisjet periferike suporton Windows-in. A e dini se ishte Apple ata që shpikën pak a shumë lidhësit FireWire dhe Thunderbold? Ato porta madje janë ende të disponueshme në kompjuterët Windows. Është mirë të jesh i pari, apo jo?

Suporti për monitorë të shumëfishtë
Meqenëse po flasim për harduerë, le të fokusohemi pak tek monitorët ose më saktë, le të flasim për rastet e monitorëve të shumëfishtë. Funksionaliteti i monitorëve të shumëfishtë është rritur tejmase në Windows 8 krahasuar me atë në Windows 7. A është i përsosur? Jo, por është mjaft i mirë dhe le pas të gjithë konkurrentët. Edhe Mac dhe Linux kanë softuerë të thjeshtë për monitorët e shumëfishtë, por vështirësia qëndron tek përshtatja dhe implementimi (instalimi). Desktopët Mac e transmetojnë videon përmes Mini DisplayPort apo lidhësit Thunderbold. Të dyja teknologjitë janë mjaft të mira por asnjëra nuk është aq gjithëpranishme si HDMI, DVI apo VGA. Suporti i Linux-it për monitorë të shumëfishtë është mjaft i mirë, përveçse në rastet kur nuk funsionon fare.

Kërkimi në sistem
Apple Spotlight të hyn mjaft në punë në rastet e kërkimit, por, kur vjen puna për të kërkuar gjilpërën në kashtë, Windows 8 Search Charm është më i mirë. Sigurisht, kërkimi në Windows 8 nuk është perfekt. Në ndryshim nga versionet e tjera të Windows-it, nuk është i unifikuar; Search charm shfaq fillimisht vetëm programet e instaluara, ndërkohë që për të parë rezultatet e skedarëve dhe opsioneve duhet të bëni disa klikime të tjera. Gjithsesi, kërkimi në Windows 8 ju lejon të ngushtoni termat e kërkimit dhe shfaq rezultatet më shpejt. Për më tepër, nëse nuk gjeni diçka në kompjuterin tuaj, keni mundësi të kërkoni në internet përmes Bing-ut nga po e njëjta ndërfaqe.

Multitasking – Të bërit e shumë gjërave në të njëjtën kohë
Mes suportit fantastik për monitorë të shumëfishtë, grupimit intuitiv në taskbar, Jump Lists, karakteristika Peek, shortcut-i Alt+Tab nga tastiera, Windows 8 mbetet “crème de la crème” për multitasking – për sa kohë që qëndroni jashtë ndërfaqes moderne të përdoruesit. Ndoshta nuk është aq madhështore sa OS X Mission Control, megjithatë Windows 8′s taskbar-based multitasking e kryen punën në mënyrë më efiçente, veçanërisht nëse keni të hapura shumë programe. E vetmja gjë që i mungon Windows 8 është suporti për desktop virtual.

I ri, si nga fabrika
E keni parasysh kur kompjuteri juaj ngadalësohet shumë, sa që mezi kryeni edhe punët më të thjeshta në të? Programet e shumta të instaluara në të po i marrin frymën, gjithçka pothuajse mezi përgjigjet dhe
koha kur kompjuteri juaj ishte i ri fillon t’ju mungojë tejmase. Nëse do të kishit një sistem tjetër operativ përveç Windows 8 do t’ju duhej të bënit backup të dhënave tuaja, të pastronit hard drive-in dhe riinstalonit nga e para gjithë sistemin operativ. Me Windows 8 nuk keni pse të kaloni gjithë këto hapa. Mjafton të klikoni vetëm një buton: Refresh. Opsioni i ri Refresh mban të paprekura të gjithë skedarët, opsionet dhe aplikacionet e ndërfaqes moderne të përdoruesit ndërkohë që riinstalon gjithë sistemin operativ. Opsioni tjetër (i ri), Reset, e kthen PC-në në gjenden e fabrikës. Asnjë sistem tjetër operativ nuk i bën këto dy gjëra me kaq të thjeshtë.

Punoi : M3FAT1
Burimi: Cio
Allah <3

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
E drejta e autorit i përket ©M3FAT1
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
Krijimet e M3FAT1 ose të përdoret pa miratimin e M3FAT1.
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
11 arsye pse Windows 8 dominon tregun e sistemeve operative - by M3FAT1 الله - 03-29-2023, 11:09 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)