01-18-2025, 12:05 PM
![[Image: Vf6d0UM.jpg]](http://i.imgur.com/Vf6d0UM.jpg)
Fansat e Android janë një grup njerëzish krenar për platformën e tyre mobile të cilën e kanë zgjedhur para opsioneve tjera, sidomos para iOS të Apple.
Pork a edhe prej tyre që e pranojnë se ka edhe shumë karakteristika tjera të sistemit operativ të Apple të cilat ata i lakmojnë dhe do të donin ti kishin të njëjtat në të ardhmen. Këtë “rrëfim” ata e kanë bërë në komunitetin e Android në Reddit.
Përgjigja më e pëlqyer kishte të bënte me posedimin e lejimeve të ndryshme për aplikacionet në Google Play Store.
Një tjetër përgjigje e komentuar ishte ajo që diskutonte mbi atë se -sa shpejt përditësimet vijnë në Android në pajisjet e tyre mobile.
Edhe pse dihet se modeli i biznesit të Android është i bazuar në ofrimin e sistemit të saj oeprativ tek shumë prodhues, kjo merr shumë kohë në testimin e të gjitha pajisjeve specifike dhe ofrimin e versioneve të reja të platformës tek të cilat duhet instaluar aplikacionet.
Disa përdorues të tjerë kanë kërkuar që Google ta legjitimojë një kamerë dhe të mos lejojë instalimin e kamerave me aplikacione që sjellin virusa dhe nuk japin asnjë përvojë të mirë gjatë përdorimit. (Telegrafi)
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


