12-26-2020, 01:06 PM
![[Image: wimax-4.gif]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/artikuj/wimax-4.gif)
WiMAX – çfarë duhet të dini
ëse mendojmë për mënyrat në të cilat i qasemi internetit për momentin atëherë do të dallojmë tri opsione të ndryshme:
• Qasja brez-gjerë – në shtëpi, me DSL ose modem kabllor. Në zyrë, kompania ose organizata ku punoni mund të jetë duke përdorur një linjë T1 ose T3.
• Qasja Wi-Fi – në shtëpi, mund të jetë i instaluar një Wi-Fi ruter që mundëson lundrimin nëpër internet derisa shfrytëzuesi mund të lëviz nëpër shtëpi me laptop. Duke udhëtuar, mund të gjenden Wi-Fi hot-spote nëpër restorante, hotele, kafeteri dhe bibliotek.
• Qasja dial-up – nëse jeni ende duke përdorur dial-up, atëherë me gjasë nuk keni qasje brez-gjerë, ose mendoni se ajo është shumë e shtrenjtë.
Problemet kryesore me qasjen brez-gjerë kanë të bëjnë me çmimin dhe me sipërfaqen që mbulohet nga ajo. Problemi kryesor me qasjen Wi-Fi është se pikat hot-spot janë shumë të vogla, kështu që mbulimi është në një sipërfaqe shumë të vogël.
Por çfarë nëse do të kishte një teknologji të re e cila do të zgjidhte të gjitha këto probleme? Kjo teknologji e re do të sillte:
• Shpejtësinë e lartë të shërbimit brez-gjerë
• Qasjen pa tela (wireless) para asaj me tel, ashtu që do të jetë shumë më pak e kushtueshme në krahasim me atë me kabllo ose atë DSL dhe shumë më e lehtë për të zgjeruar në zonat nën-urbane dhe ato rurale
• Mbulim të gjerë sikurse që janë rrjetat e telefonive celulare në vend të pikave të vogla Wi-Fi
Ky sistem në të vërtetë ka kohë që ka filluar të jetoj, dhe quhet WiMAX. WiMAX është shkurtesë për Worldwide Interoperability for Microwave Access, ndërsa standardi përkatës pranë IEEE është ai 802.16.
WiMAX ka potencialin të ia bëj qasjes brez-gjerë në Internet atë që celularët ia bënë telefonisë së zakonshme. Sikurse që shumë njerëz hoqën dorë “linjat tokësore” në favor të telefonave celularë. WiMAX mund të zëvendësoj shërbimet kabllore dhe ato DSL, duke siguruar qasje në Internet pothuajse kudo që ndodhemi. WiMAX do të jetë pothuajse i përkryer sikurse dhe Wi-Fi – pas ndezjes së kompjuterit ai automatikisht do të lidhet me WiMAX antenën më të afërt.
WiMAX rrjetat pa tela
Në terma praktik, WiMAX do të punoj ngjashëm me Wi-Finë por me shpejtësi më të mëdha, në distanca më të mëdha dhe për një numër më të madh të shfrytëzuesve . WiMAX ka potencialin të mënjanoj zonat ndër-urbane dhe ato rurale pa internet të cilat nuk kishin qasje brez-gjerë për shkak se kompanitë telefonike dhe ato kabllore ende nuk kanë zgjatur kabllot deri te ato lokacione të largëta.
Sistemi WiMAX përbëhet nga dy pjesë:
• WiMAX antena, një koncept i ngjashëm me antenat e telefonisë mobile – një antenë për WiMAX mund të siguroj mbulim për një zonë të madhe – deri në 8,000 kilometra katrorë.
• WiMAX pranuesi – pranuesi dhe antena mund të jenë në një kuti të vogël ose kartelë PCMCIA, ose mund të jenë të integruar në ndonjë laptop sikurse që aktualisht sigurohet qasja Wi-Fi.
Një stacion antene për WiMAX mund të lidhet në Internet në mënyrë të drejtpërdrejtë duke përdorur një lidhje brez-gjerë, ose kabllore. Ai gjithashtu mund të lidhet me një WiMAX antenë tjetër duke përdorur lidhje mikrovalore. Kjo lidhje për tek antena e dytë, së bashku me mundësinë e saj për të mbuluar deri në 8,000 kilometra katrorë, është gjëja që ia mundëson WiMAX-it që të siguroj mbulim për zonat rurale të larguara.
Çfarë kjo nënkupton është se WiMAX në të vërtetë mund të siguroj dy forma të qasjes pa tela:
• Ekziston lloji i shërbimit pa linjë fizike të dukjes, ngjashëm me shërbimin Wi-Fi, ku një antenë e vogël në kompjuterin e shfrytëzuesit lidhet me antenën kryesore. Në këtë mënyrë të punës, WiMAX përdor brez të ulët të frekuencave – 2 GHz deri në 11 GHz (ngjashëm me Wi-Finë). Transmetimet me gjatësi më të ulëta të frekuencës nuk pengohen aq lehtë nga pengesat fizike – ato udhëtojnë më lehtë, ose thyhen para pengesave.
• Shërbimi me linjë fizike të dukjes, ku një antenë e fiksuar parabolë është e drejtuar kah antena WiMAX. Lidhja me linjë fizike të dukjes është më e fuqishme dhe më stabile, kështu që mund të dërgoj më shumë të dhëna me më pak gabime. Transmisioni i drejtpërdrejtë përdorë frekuenca më të larta, me brez deri në 66 GHz. Në frekuencat më të larta, ka më pak interferencë dhe shumë më shumë brez.
Stili i qasjes Wi-FI do të jetë i kufizuar në një radius prej 5 deri në 9 kilometra (deri në 65 kilometra katrorë mbulim, që është ngjashëm me një zonë të telefonisë celulare). Përmes antenave më të fuqishme me linjë të dukjes, stacioni transmetues WiMAX do të dërgoj të dhëna drejt kompjuterëve që përkrahin standardin WiMAX ose ruterëve që ndodhen brenda radiusit prej 9.300 kilometrave katrorë). Kjo mundëson WiMAXin të arrij mbulimin maksimal.
Hapi final në modelin e rrjetës WiMAX është rrjeta lokale globale (ang. Global Area Network – GAN). Propozimi për GAN është IEEE 802.20. Një GAN i vërtetë do të punonte ngjashëm me rrjetat celulare të së sotmes, ku shfrytëzuesit do të duhej të ishin në gjendje të udhëtojnë nëpër mbarë vendin dhe në çdo cep të kenë qasje në rrjetë. Kjo rrjetë do të siguronte mjaft brez për të ofruar qasje në Internet që mund të krahasohet me shërbimin kabllor, por vetëm në dispozicion për pajisjet mobile me qasje të pandërprerë në rrjetë sikurse që janë laptopët ose telefonat “e mençur” celularë.
Mbulimi dhe shpejtësia e WiMAX
WiMAX punon në parimet e përgjithshme të njëjta me Wi-Finë – ai dërgon të dhënat prej një kompjuteri tek tjetri përmes radio sinjalit. Kompjuter (qoftë ai desktop ose laptop) i pajisur me WiMAX do të pranoj të dhënat nga antena WiMAX, sipas të gjitha gjasave me përdorimin e çelësave të koduar për të parandaluar shfrytëzuesit e paautorizuar nga vjedhja e qasjes.
Lidhjet më të shpejta Wi-Fi mund të transmetojnë deri në 54 megabit për sekondë nën kushtet optimale. WiMAX do të duhej të jetë në gjendje të transmetoj deri në 70 megabit të dhëna në sekondë. Edhe kur 70 megabit të ndahen në mes disa bizneseve ose disa qindra shfrytëzues shtëpiak, ai do të siguroj së paku ekuivalentin e normave të transferimit të modemeve kabllor.
Dallimi kryesorë nuk është shpejtësia; por distanca. WiMAX e tejkalon Wi-Finë për shumë e shumë kilometra. Brezi i Wi-Fisë shtrihet deri në 30 metra. WiMAX do të ketë mundësinë të mbuloj radiusin prej së paku 50 kilometrave me rrjetën pa tela. Rritja e mbulimit vjen me rritjen e frekuencave dhe me rritjen e fuqisë. Natyrisht, në këto distanca, tereni, moti dhe ndërtesat e mëdha do të mund të zvogëlojnë distancën maksimale në disa rrethana, por potenciali ekziston për të mbuluar pjesë të mëdha të vendit.
Specifikimi IEEE 802.16
• Distanca – radiusi prej 50 km nga stacioni bazë
• Shpejtësia – 70 megabit për sekondë
• Nuk ka nevojë për linjë të dukjes në mes të shfrytëzuesit dhe stacionit bazë
• Brezat e frekuencës – 2 deri në 11 GHz dhe 10 deri në 66 GHz
• Përkufizon shtresën MAC dhe atë PHY si dhe lejon specifikime të shumëfishta të shtresës PHY
Kostoja e WiMAX
Një mbulim i mbarë qytetit me Internet pa tela tingëllon shumë mirë, por kompanitë nuk do të vendosin WiMAX stacione bazë për përdorim pa pagesë. Janë dy mënyra në të cilat mund të bëhet implementimi i WiMAXit – në formën e një zone për lidhjet pa tela në të cilën kyçen shfrytëzuesit individual kur kanë nevojë të lidhen në Internet nga laptopi (implementimi “super Wi-Fi” pa linjë të dukjes) , ose në formën e porti me linjë të dukjes që do të përdoret për lidhjen e qindra shfrytëzuesve në linjën stabile pa tela në Internet.
Nën planin “super Wi-Fi”, qytet mund të paguajnë që të kenë stacione bazë WiMAX në zonat kyçe për bizneset dhe tregti dhe pastaj të lejojnë njerëzit që ta përdorin shërbimin pa pagesë. Ky qytete që e bëjnë këtë me Wi-Finë, por në vend të vendosjes së një numri të madhe të Wi-Fi hot-spoteve që mbulojnë disa qindra metra katrorë, qytetet mund të paguajnë për një stacion bazë WiMAX dhe të mbulojnë një pjesë të tërë të qytetit.
Disa kompani mund të instalojnë WiMAX transmetues dhe pastaj të kërkojnë nga shfrytëzuesit që të paguajnë për tu qasur. Prapë, kjo është ngjashëm me strategjitë që përdoren për Wi-Fi, por se mund të mbulohej një zonë shumë më e madhe. Në vend të gjuajtjes së shfrytëzuesve nga një hot-spot në tjetrin, WiMAX do të mundësojë shfrytëzuesit të kenë qasje në Internet kudo brenda 45 kilometrave nga WiMAX stacioni bazë. Këto kompani mund të ofrojnë qasje të pakufizuar për një tarifë mujore ose në bazë të tarifës për një minutë ose për një orë.
Teknologjia WiMAX në shtëpi
Çfarë do të ndodhë nëse do të përdornim WiMAX në shtëpi? Një ofrues i shërbimit të Internetit do të vendoste stacion bazë WiMAX 15 kilometra nga shtëpia. Shfrytëzuesit do të jenë të detyruar të blejnë kompjuter që përkrahin WiMAX ose të bëjnë mbindërtimin e kompjuterëve të tyre që të përkrahin mundësitë e WiMAX. Shfrytëzuesit do të marrin një kod special për kodim me anën e të cilit do të i mundësohet qasja në stacionin bazë. Stacioni bazë do të dërgoj të dhënat nga Interneti drejt kompjuterit të shfrytëzuesit (me shpejtësi më të larta se që është e mundur me modemët kabllor të së sotmes), për të cilin ai do të paguaj një tarifë mujore. Çmimi i këtij shërbimi do të mund të jetë shumë më i lirë se sa çmimet aktuale për shkak se provajderët asnjëherë nuk do të kenë nevojë që të instalojnë kabllo deri te shtëpitë e shfrytëzuesit.
Nëse keni një rrjetë shtëpiake, gjërat nuk do të duhej të ndryshojnë shumë. Stacioni bazë WiMAX do të dërgonte të dhënat drejt WiMAX ruterit, i cili pastaj do të dërgoj të dhënat drejt kompjuterëve të ndryshëm në rrjetë. Madje mund të bëhet kombinimi i Wi-Fisë me WiMAX përmes ruterit i cili mund të dërgoj të dhënat tek kompjuterët përmes Wi-Fisë.
WiMAX nuk është vetëm kërcënim për ofruesit e shërbimit me kabull dhe DSL. Protokolli WiMAX është i dizajnuar që të mundësoj metoda të ndryshme të transmetimit, një nga të cilat është edhe protokolli VoIP (Voice Over Internet Protocol). VoIP lejon njerëzit të bëjnë thirrje telefonike lokale, në distanca-të-gjata madje edhe thirrje internacionale përmes rrjetit brez-gjerë të Internetit, duke anashkaluar në tërësi kompanitë telefonike. Nëse kompjuterët që kanë aftësi për WiMAX bëhen të zakonshëm, përdorimi i VoIP mund të rritej në mënyrë dramatike. Pothuajse çdonjëri që ka një laptop do të ketë mundësinë të bëj thirrje VoIP.
![[Image: wimax-diagram_240_240.gif]](http://www.cyberspace-ks.com/images/resized/images/stories/artikuj/wimax-diagram_240_240.gif)

