12-26-2020, 12:54 PM
![[Image: cloud-computing.jpg]](http://tomlambert.com/wp-content/uploads/2010/03/cloud-computing.jpg)
Çfarë duhet të dini për “cloud computing”
Supozoni se jeni drejtor në një kompani të madhe. Përgjegjësitë e juaja përfshijnë të përkujdeseni se të gjithë punëtorët të kenë harduerin dhe softuerin që ju nevojitet për të kryer punën e tyre. Blerja e kompjuterëve për të gjithë punëtorët nuk është e mjaftueshme – gjithashtu duhet të blihet edhe softueri apo licencat për softuerin për të ia dhënë punëtorëve mjetet që të punojnë. Sa herë të pranohet një punëtorë i ri, duhet blerë licenca shtesë apo të siguroheni se licencat ekzistuese të softuerit lejojnë një shfrytëzues tjetër.
Së shpejti, mund të paraqiten alternativat për drejtorët që janë në këso pozitash. Në vend të instalimit të suitave të softuerit për secilin kompjuter, do të keni nevojë për ngarkimin e vetëm një aplikacioni.
Ky aplikacion do të ia mundësojë punëtorëve që të kyçen në shërbimin e bazuar-në-ueb i cili ekzekuton të gjitha programet për të cilat ka nevojë shfrytëzuesi për punën e vet. Makinat në largësi që janë pronë e kompanive të ndryshme do të ekzekutojnë çdo gjë nga emaili, përpunimi i tekstit e deri te programet për analizën e të dhënave komplekse. Kjo alternativë quhet cloud computing (kompjuterizim në re), dhe mund të ndodhë që ai të ndryshoj në tërësi industrinë kompjuterike.
Në sistemet me cloud computing, ndodh një zhvendosje e madhe e ngarkesës së punës. Kompjuteri lokal më nuk ka nevojë të bëjë detyra të rënda për sa i përket aplikacioneve që ekzekutohen në të. Rrjeta e kompjuterëve që përbëjnë renë (ang. cloud) bën ekzekutimin dhe bart peshën e ngarkesës. Të vetmen gjë që duhet të bëjë kompjuteri i shfrytëzuesit është që të jetë në gjendje të ekzekutojë softuerin ndërfaqe të sistemit për cloud computing, i cili softuer mund të jetë aq i thjeshtë sa që të jetë një ueb shfletues i thjeshtë, ndërsa rrjeta e resë e merr tërë pjesën tjetër të ngarkesës.
Ka gjasë që deri tani të keni përdorur ndonjë formë të cloud computing. Nëse keni një email me shërbim emaili të bazuar në ueb sikurse që janë Hotmail, Yahoo! apo Gmail, atëherë ju në të vërtetë keni përdorur cloud computing. Në vend të ekzekutimit të një programi për email në kompjuterin tuaj, ju thjeshtë përmes ueb shfletuesit qaseni në llogarinë e emailit nga largësia. Softueri dhe hapësira e llogarisë tuaj nuk ekzistojnë në kompjuterin tuaj – ato janë në renë kompjuterike të shërbimit.
Arkitektura e cloud computing
Kur flasim për një sistem cloud computing, është e udhës ta ndajmë atë në dy seksione: pjesën front end (pjesën e përparme) dhe pjesën back end (pjesa e fundme). Ata lidhen njëri me tjetrin përmes një rrjete, zakonisht përmes Internetit. Pjesa front end është pjesa e kompjuterit të shfrytëzuesit, apo ajo të cilën e she klienti. Back end është pjesa “cloud” e sistemit.
Pjesa front end përfshin kompjuterin e klientit (apo rrjetën kompjuterike) dhe aplikacionin që nevojitet për qasje ndaj sistemit cloud computing. Jo të gjitha sistemet cloud computing kanë të njëjtën ndërfaqe të shfrytëzuesit. Shërbimet sikurse që janë programet për email përdorin ueb shfletuesit ekzistues sikurse që janë Internet Explorer apo Firefox. Sistemet tjera kanë aplikacionet unike që mundësojnë qasjen në rrjetë nga klientët.
Në pjesën back end të sistemit ndodhen kompjuterë të ndryshëm, sererët dhe sistemet e deponimit të dhënave që krijojnë “cloud” (retë) e shërbime kompjuteristike. Në teori, një sistem cloud computing mund të përfshijë praktikisht cilindo program kompjuterik që mund të paramendoni , prej përpunimit të dhënave deri te video lojërat. Zakonisht, secili aplikacion do të ketë serverin e vet të dedikuar.
Serveri qendror bënë administrimin e serverit, monitorimin e trafikut dhe kërkesat e klientëve për tu siguruar se çdo gjë punon si duhet. Ai përcjell një set të rregullave që quhen protokolle dhe përdorin një lloj special të softuerit që quhet middleware. Softuerët middleware i lejojnë kompjuterët në rrjetë të komunikojnë me njëri tjetrin.
Nëse një kompani që bën cloud computing ka shumë klient, ka gjasa që të ekzistojnë një kërkesë shumë e lartë për shumë hapësirë deponuese. Disa kompani kanë nevojë të përdorin qindra pajisje për deponim digjital. Sistemet cloud computing kanë nevojë për së paku dy herë më shumë hapësirë deponuese se sa zakonisht nevojitet për ruajtjen e të gjitha informatave të klientëve. Kjo për shkak se këto pajisje, sikurse dhe të gjithë kompjuterët tjerë, kohë pas kohe dinë të prishen. Sistemi cloud computing duhet të ketë kopje të të gjitha të dhënave të klientëve dhe ti ruaj ato në pajisje të ndara. Kopjet ia mundësojnë serverit qendrorë ti qaset makinave backup për të nxjerrë të dhënat gjë që në rastin tjetër nuk do të ishte e mundur. Bërja e kopjeve të dhënave në formë të backup-it njihet edhe me termin redundancë.
Aplikacionet e cloud computing
Aplikacionet e cloud computing janë praktikisht të pakufishëm. Me middleware të duhur, një sistem cloud computing do të mund të ekzekutoj të gjitha programet që mund të ekzekutohen nga një kompjuter i zakonshëm. Potencialisht, çdo gjë nga softueri i zakonshëm për përpunim të tekstit deri te programet e kustomizara të dizajnuar për ndonjë kompani të caktuar mund të jenë duke u ekzekutuar në një sistem cloud computing.
Por një pyetje që mund të parashtrohet është se përse do të dëshironte ndokush që të bazohet në një kompjuter tjetër për të ekzekutuar programet dhe për të deponuar të dhënat?
Ja disa nga arsyet:
• Klientët do të jenë në gjendje ti qasen programeve të veta prej kudo që ndodhen në cilëndo kohë. Ata mund të qasen në sistemin cloud computing duke përdorur cilindo kompjuter të kyçur në Internet. Të dhënat nuk do të duhej të jenë të kufizuara vetëm në hard diskun lokal në kompjuterin e shfrytëzuesit apo as në rrjetën e brendshme të korporatës.
• Cloud computing mund të shkaktojë uljen e kostot për harduerin. Sistemet cloud computing do të zvogëlojnë nevojën për harduer të avancuar në skajin e klientit. Nuk do të ketë nevojë për blerjen e kompjuterëve më të shpejtë me shumë memorie, për shkak se sistemi i cloud computing do të kujdeset për këto nevoja në vend të kompjuterit tuaj. Si zgjidhje, shfrytëzuesi mund të blejë një terminal kompjuterik të lirë. Terminali mund të përfshij një monitor, pajisjet hyrëse siç janë tastiera dhe miu dhe aq fuqi përpunuese sa për të ekzekutuar middleware-in e duhur për tu qasur në sistemin cloud. Nuk do të ekzistojë nevojë për disk të fortë me shumë giga për shkak se të gjitha të dhënat do të ruhen në kompjuterin në largësi.
• Korporatat që mbështeten tek kompjuterët duhet të përkujdesen se kanë softuerin e duhur të instaluar në mënyrë që të mund të arrijnë qëllimin e tyre. Sistemet cloud computing i jap këtyre organizatave qasje në mbarë kompanitë në të gjitha aplikacionet kompjuterike. Kompanitë nuk kanë nevojë të blejnë sete të softuerit apo licenca softuerike për secilin punëtorë. Në vend të kësaj, kompania do të ketë mundësinë të paguaj një çmim të matur për kompaninë që ofron cloud computing.
• Serverët dhe pajisjet e depozitimit digjital zënë hapësirë. Disa kompani huazojnë hapësira fizike për të vendosur serverët dhe bazat e të dhënave për shkak se nuk i kanë ato në dispozicion në lokacionin e vet. Cloud computing ia jap këtyre kompanive opsionin e ruajtjes së të dhënave në harduer të tjetër kujt, duke larguar kështu nevojën për hapësirën fizike në pjesën front end.
• Korporatat mund të kursejnë para për përkrahje të TI-së. Hardueri më i thjeshtë, teorikisht, mund të shkaktojë më pak probleme se sa një rrjetë e makinave dhe sistemeve operative heterogjene.
• Nëse pjesa back end e një sistemi cloud computing është rrjetë e sistemeve kompjuteristike, atëherë klienti mund të përfitoj nga avantazhet e fuqisë përpunuese të rrjetës. Shpesh, shkencëtarët dhe hulumtuesit punojnë me formula aq komplekse sa që do të nevojiteshin vite për një kompjuter individual ti përfundojë ato. Në një sistem kompjuterik në formë rrjete, klienti do të mund të dërgoj llogaritjen tek retë për përpunim. Sistemi cloud do të mund të përfshijë fuqinë përpunuese të të gjithë kompjuterëve në dispozicion në pjesën back end, dhe në mënyrë të dukshme të përshpejtoj përllogaritjen.
Brengat për cloud computing
Ndoshta brengat kryesore të cloud computing janë siguria dhe privacia. Ideja e dorëzimit të dhënave të rëndësishme tek një kompani tjetër mund ti brengos disa njerëz. Ekzekutivët e korporatave mund të hezitojnë për të marrë avantazhet e sistemeve cloud computing për shkak se ata nuk mund të mbajnë ato të dhëna nën dry dhe çelës.
Një kundër-argument për këtë pozitë është se kompanitë që ofrojnë shërbimet cloud computing jetojnë dhe vdesin nga reputacioni. Këto kompani kanë dobi nga masat e qëndrueshme të sigurisë të cilat implementojnë në sistemet e tyre. Për ndryshe, shërbimi do të humbas të gjithë klientët që ka. Është në interesin e tyre të vënë në punë teknikat më të avancuara për të mbrojtur të dhënat e tyre.
Privacia është një gjë tjetër. Nëse klienti mund të kyçet nga cilido lokacion për tu qasur tek të dhënat dhe aplikacionet, ekziston mundësia se privacia e klientit të mund të komprometohet. Kompanitë e cloud computing do të kenë nevojë të gjejnë mënyrat që të mbrojnë privacinë e klientëve. Një mënyrë janë teknikat e autentikimit siç janë username dhe password. Një mënyrë tjetër është përdorimi i formatit të autorizimit – secili shfrytëzues mund ti qaset vetëm të dhënave dhe aplikacioneve të cilat janë relevante për punën e tij.
Si do të vazhdoj cloud computing të ndikojë industrinë e teknologjisë informative? Ekziston një brengë gjithnjë e më e madhe për mënyrën në të cilën cloud computing do të ndikoj biznesin e mirëmbajtjes dhe riparimit të kompjuterëve. Nëse kompanitë shkojnë para dhe fillojnë të përdorin këtë sistem të ri, atëherë ato do të kenë më pak nevojë për teknologjinë informative. Disa ekspert të sigurisë besojnë se nevoja për punët në TI-në do të migrojnë në pjesën back end të sistemit cloud computing.

