Thread Rating:
• 0 Vote(s) - 0 Average
• 1
• 2
• 3
• 4
• 5
Rrjetat Kompjuterike
#5
[Image: dns-ch.jpg]
DNS – Domain Name Server
Nëse kaloni cilëndo kohë në Internet duke dërguar email apo duke shfletuar uebin, atëherë jeni duke përdorur shërbimet e ndonjë Domain Name Server-i (serverët e emrave të domainëve) pa qenë të vetëdijshëm për këtë. Domain name serverët, apo DNS-të, janë pjesa jashtëzakonisht e rëndësishme por krejtësisht e fshehur e Internetit, dhe ata janë me të vërtetë mbresëlënës. Sistemi DNS formon një bazat e të dhënave më aktive dhe më të shpërndara në planet.
Pa DNS, Interneti do të mbyllej shumë shpejtë.
Emrat e lexueshëm për njerëzit sikurse që është “esportskosova” janë të lehtë për tu kuptuar për njerëzit, por në anën tjetër për makinat nuk kanë kurrfarë kuptimi fare. Të gjitha makinat përdorin emra që quhen IP adresa për të iu referuar njëra tjetrës. Për shembull, makina të cilës njerëzit i referohen si “www.esportskosova.com” ka IP adresën 65.15.172.12. Çdo herë që përdorim emrin e domainit, përdorim serverin për emër të domainit (DNS) për të përkthyer domainin e lexueshëm për njerëzit në IP adresë të lexueshme nga makinat. Gjatë një dite të shfletimit dhe dërgimit të emailave, mund të ndodh që i qaseni serverëve për emra të domainit me qindra herë!
DNS serverët dhe IP adresat
Serverët e emrit të domainit përkthejnë emrat e domainëve në IP adresa. Kjo duket si një detyrë e lehtë, dhe është në të vërtetë – përveç për këto pesë gjëra:
• Janë disa miliard IP adresa momentalisht në përdorim, dhe shumica e këtyre makinave kanë gjithashtu edhe emra të kuptueshëm për njerëzit.
• Janë me miliarda DNS kërkesa që bëhen për çdo ditë. Një person i vetëm shumë lehtë mund të ndodhë të bëj me qindra ose më shumë DNS kërkesa në dit, dhe janë me qindra milion njerëz dhe makina që përdorin Internetin për çdo ditë.
• Emrat e domainëve dhe IP adresat ndryshojnë për çdo dit.
• Për çdo ditë krijohen emra të rinj të domainëve.
• Miliona njerëz punojnë për të ndryshuar dhe shtuar emra të domainëve dhe IP adresat për çdo ditë.
Sistemi i DNS është një bazë e të dhënave, dhe asnjë bazë tjetër e të dhënave nuk merr aq shumë kërkesa sikurse kjo. Asnjë bazë e të dhënave në planetin tonë nuk ka miliona njerëz që bëjnë ndryshime në të çdo ditë. Këto janë të dhënat që e bëjnë sistemin DNS kaq unik.
Për të dalluar secilën makinë në Internet, çdo makine i caktohet një adresë unike e quajtur IP adresë. IP qëndron për Internet protocol (protokolli i Internetit), dhe këto adresa janë numra 32-bitësh zakonisht të shprehur në “oktete” në një numër të ndarë me pikë decimale. Një IP adresë zakonisht duket kështu:
70.42.251.42
Katër numrat e IP adresës quhen oktete për shkak se mund të kenë vlerë prej 1 deri në 255 (28 mundësi për oktet).
Secila makinë në Internet ka IP adresën e vet. Serverët kanë IP adresa statike që ndryshojnë shumë rrallë. Një makinë në shtëpi që kyçet në Internet përmes një modemi shpesh ka një IP adresë që caktohet nga ISP gjatë momentit të kyçjes. Ajo IP adresë është unike për atë sesion dhe mund të jetë e ndryshme herën tjetër që makina kyçet në rrjetë. Në këtë mënyrë, IPS-së i nevojitet nga një IP adresë për çdo modem që përkrah, e jo për çdo klient që ka.
Si punojnë serverët e emrit të domainit
Nëse do të duhej të mbanim mend IP adresat e të gjitha ueb faqeve që vizitojmë brenda ditës, do të na vlonin trutë. Qeniet njerëzore thjeshtë nuk janë të sajuar që të mbajnë mend vargje të numrave. Ne jemi të përshtatur për të mbajtur mend fjalë, sidoqoftë, mu për këtë arsye përdoren emrat e domainëve. Me gjasë keni qindra emra të domainëve në kokën tuaj. Për shembull:
COM, ORG, CO.UK, AL janë pjesë të domainit që njihen si domain të nivelit më të lartë apo domain të nivelit të parë. Janë disa qindra emra të domaineve që kanë nivelin më të lartë, duke përfshirë COM, EDU, GOV, NET, ORG dhe INT, si dhe kombinimet e dallueshme me dy shkronja për secilin shtet.
Brenda secilin domain të nivelit më të lartë ekziston një listë e gjatë e domainëve të nivelit të dytë. Për shembull, në domainin e parë COM, do të gjejmë:
• esportskosova
• google
• msn
• microsoft
• facebook
• dhe disa milionë të tjerë...
Çdo emër në domainin e nivelit më të lartë COM duhet të jetë unik, por mund të ketë përsëritje në domain të ndryshëm të nivelit të parë. Për shembull, esportskosova.com dhe esportskosova.al janë makina krejtësisht të ndryshme.
Në rastin e bbc.co.uk, kemi një domain të nivelit të tretë. Mund të ekzistojnë deri në 127 niveli, edhe pse shumë rrallë mund të shohim më shumë se katër nivele njëri pas tjetrit.
Për shkak se të gjitha emrat në një domain duhet të jenë unik, duhet të ekzistoj një entitet i vetëm që i kontrollon listat dhe përkujdeset që përsëritjet të mos paraqiten. Për shembull, domaini COM nuk mund të përmbaj emra të dyfishtë, dhe një kompani që quhet Network Solutions është përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj liste. Kur ndokush regjistron një emër të domainit, ai kalon nëpër disa regjistra që ndodhen pranë Network Solutions për të shtuar emrin në listë. Network Solutions, në anën tjetër, ka një bazë qendrore të dhënash që njihet edhe si baza “whois” e të dhënave e cila përmban informatat për pronarin dhe serverin e emrit për secilin domain. Nise hapni formën në whois, mund të gjeni informatat për cilindo domain në ekzistencë për momentin.
Derisa është mjaftë e rëndësishme që të ekzistoj një autoritet qendror i cili do të kujdeset për bazën e të dhënave të emrave në domainin e nivelit të lartë COM (dhe të tjerë), nuk është e dëshirueshme që të centralizohet baza e të dhënave e të gjitha informatave në domainin COM. Për shembull, Microsoft ka qindra mijëra IP adresa dhe emra të makinave. Microsoft dëshiron të ketë server të vet të emrave të domainit për domainin microsoft.com. Ngjashëm, Britania e Madhe me gjasë dëshiron të administroj domainin e nivelit të lartë uk, dhe Australia me gjasë do të dëshiroj të administroj domainin au, e kështu me radhë. Për këtë arsye, sistemi DNS është një bazë e shpërndarë e të dhënave. Microsoft është në përgjithësi përgjegjës për menaxhimin e serverit të emrave për microsoft.com – ai mirëmban makinat që bëjnë implementimin pjesën e tij të sistemit të DNS, dhe Microsoft mund të ndryshojë bazën e të dhënave për domainin e vet sa herë të ketë dëshirë për shkak se është pronar i serverëve të emrave të doaminit.
Çdo domain ka një server të emrit të domainit ndokund i cili merret me kërkesat e tij, dhe ekziston një individ i cili kujdeset për shënimet në atë DNS. Kjo është pjesa më mahnitëse e sistemit DNS – ai është plotësisht i shpërndarë nëpër miliona makina në botë që menaxhohen nga miliona njerëz, dhe prapë sillet si një bazë e vetme e integruar e të dhënave.
Sistemi i shpërndarë
Serverët e emrave bëjnë dy gjëra gjatë tërë kohës sa janë në punë:
• Marrin kërkesa nga programet për të konvertuar emra të domainit në IP adresa
• Marrin kërkesa nga serverët e tjerë të domainëve për të konvertuar emrat e domainëve në IP adresa
Kur arrin një kërkesë, serveri mund të bëjë njërën nga këto gjëra:
• Mund ti përgjigjet kërkesës me një IP adresë nëse e din IP adresën për emrin e domainit.
• Mund të kontaktoj një server tjetër të emrit dhe të mundohet të gjejë IP adresën për emrin e kërkuar. Ai mund të jetë i detyruar ta bëjë këtë disa herë.
• Mund të thotë, “Nuk e di IP adresën për domainin që kërkuat, por ja ku keni IP adresën e serverit të emrave i cili di më shumë se unë”.
• Mund të kthej një mesazh për gabimin për shkak se domaini i kërkuar është i gabuar apo nuk ekziston.
Kur shkruajmë një URL në shfletues, hapi i parë i shfletuesit është të konvertoj emrin e domainit dhe atë të hostit në IP adresë ashtu që ai të mund të kërkojë ueb faqen nga makina që ka atë IP adresë. Për të bërë këtë shkëmbim, ai duhet të kontaktoj një server të emrave.
Kur e kyçim kompjuterin në Internet, ne (apo ndokush që e instalon kompjuterin pranë ISP-së) duhet ti tregoj makinës suaj se cili është serveri i emrit që duhet përdorur për konvertimin e emrave të domainëve në IP adresa. Në disa sisteme, DNS-i në mënyrë dinamike konfigurohet në momentin e kyçjes me ISP-në, dhe në disa makina tjera mund të shkruhet me dorë. Cilido program në kompjuter që ka nevojë të bisedoj me serverin e emrave për të marrë një adresë të emrit të domainit e di se cilit server duhet ti flas për shkak se e merr këtë informata nga rregullimet e sistemit operativ.
Shfletuesi prandaj e kontakton serverin e emrave dhe i thotë “Kam nevojë të ma konvertosh një emër të domainit në IP adresë”. Për shembull, nëse keni shkruar “www.esportskosova.com” në shiritin e adresës së shfletuesit, atëherë shfletuesi duhet të konvertoj këtë URL në IP adresë. Shfletuesi do të ia kaloj këtë emër serverit preferencë të emrave dhe do të kërkoj nga ai që të ia konvertoj në IP adresë.
• Janë shumë sosh që janë të shpërndarë në tërë planetin.
• Secili server i emrave ka listën e të gjithë serverëve kryesorë të njohur. Ai kontakton serverin e parë kryesorë në listë, dhe nëse kjo nuk kryen punë kontakton tjetrin, dhe kështu me radhë.
Formatimi është paksa i çuditshëm, por parimisht ai tregon se lista përmban 13 IP adresa të serverëve kryesorë të emrave.
Një nga çelësat e funksionimit këtu është bollëku i serverëve. Janë shumë serverë të emrave në cilindo nivel, kështu që nëse ndonjëri dështon, janë të tjerët që mund të merren me kërkesat. Janë, për shembull, tri makina të ndryshme të cilat ekzekutojnë server të emrave për kërkesat ndaj esportskosova.com. Të tre duhet të prishen ashtu që të ketë problem në konvertim.
Një çështje tjetër kyçe është caching-u. Pasi njëherë serveri i emrave të ketë zgjidhur kërkesën, ai bën cache të të gjitha IP adresave që pranon. Pasi të ketë bërë njëherë kërkesë tek serveri kryesorë për cilindo COM domain, ai di pastaj IP adresën për serverin e emrave që merret me domainat COM, kështu që nuk ka nevojë prapë të bëjë kërkesë tek serverët kryesorë për të njëjtën informatë. Serverët e emrave mund ta bëjnë këtë për çdo kërkesë, dhe ky cache ndihmon që gjërat të mos ngatërrohen.
Serverët e emrave sidoqoftë nuk e mbajnë cache-in përgjithmonë. Cache ka një komponentë që quhet Time To Live (koha për jetesë) apo TTL, që kontrollon kohën për të cilën serveri do të mbaj në cache një informatë. Kur serveri merr një IP adresë, ai merr edhe një TTL me të. Serveri i emrave do të bëjë cache të IP adresës për atë periudhë të kohës (që mund të jetë prej disa minuta deri në disa ditë) dhe pastaj ta fshijë atë. TTL lejon përditësimin e ndryshimeve në serverët e emrave. Jo të gjithë serverët e emrave respektojnë patjetër TTL-në që marrin.
Krijimi i një emri të ri të domainit
Kur dikush dëshiron të krijojë emër të ri të domainit, duhet ndërmarrë këto gjëra:
• Gjejë një server të emrave në të cilin do të jetoj domaini.
• Regjistroj emrin e domainit.
Teknikisht, nuk ka nevojë që të ketë një makinë të posaçme për domainin – thjeshtë duhet të ekzistojë një server i emrave që mund të merret me kërkesat për emrin e domainit.
Janë dy mënyra në të cilat mund të merret një server i emrave për domainin:
• Mund ta krijoni dhe administroni vet.
• Mund të paguani një ISP apo kompani të hostingut që ta bëjë këtë për ju.
Shumica e kompanive të mëdha kanë serverët e vet të emrave. Shumica e kompanive të vogla e paguajnë ndokënd për këtë shërbim.
Për të krijuar një domain, duhet plotësuar një formular pranë kompanisë që bën regjistrimin e emrit. Ata krijojnë një faqe “under construction” si dhe krijojnë një shënim pranë serverëve të vet të emrave, dhe ia dërgojnë të dhënat e formës whois bazës së të dhënave. Dy herë në dite, serverët e emrave COM, ORG, NET etj. përditësohen me informatat për IP adresat më të reja. Në këtë pikë, domaini ekziston dhe njerëzit mund të shohin faqen “nder construction”.
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Messages In This Thread
Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:07 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by LGC_kopfzzI - 03-14-2023, 05:27 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by guN- - 08-23-2023, 10:33 AM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by traay - 08-24-2023, 02:23 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by Privatexe - 10-10-2023, 06:10 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:16 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:30 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:33 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:37 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:52 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 12:54 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 01:03 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 01:06 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SkilleR - 12-26-2020, 01:09 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by iceboy - 01-02-2021, 02:51 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by LoteXxX - 03-29-2021, 06:07 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by LoteXxX - 03-29-2021, 06:07 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by blendd. - 05-03-2021, 02:54 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by SannctuM; - 06-01-2021, 05:56 AM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by chAmmpzz.~ - 06-03-2021, 05:22 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by mr.driki - 12-28-2021, 10:36 PM
Re: Rrjetat Kompjuterike - by ReaLo - 01-30-2022, 07:40 PM
Forum Jump:
Users browsing this thread: 1 Guest(s)