12-24-2020, 11:54 PM
![[Image: zalman%20per%20disqe.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_09/zalman%20per%20disqe.jpg)
Nga Zalman arrijnë tri shtëpiza për disqe. Dy nga ta (ZM-HE35 U3 dhe ZM-HE350 U3E) i dedikohet atyre 3.5-inçësh, e njëri (ZM-HE250 U3) disqeve 2.5-inçësh. Të tri modelet vijnë me konektorë për USB 3.0.
Modeli më i vogël ka dimensionet prej 84 x 16 x 134 mm, derisa dimensionet e modeleve për disqet e mëdha janë 116.6 x 47 x 201 mm. Shtëpizat janë ndërtuar nga kombinimi i plastikë dhe aluminit, përkrahin disqet SATA, e përveç USB-s 3.0, modeli ZM-HE350 U3E ka edhe një konektorë eSATA.
Çmimet dhe datat e vënies në dispozicion do të publikohen më vonë.

