12-23-2020, 07:47 PM
![[Image: microsoft%20touch%20mouse.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_01/microsoft%20touch%20mouse.jpg)
Microsoft paraqiti Touch Mouse miun me përkrahje për manovrimin multi-touch. Sipërfaqja e epërme e miut e ndjeshme në prekje është e realizuar prej një pjese dhe pa prerje për tastet e caktuara, ndërsa përkrah input të përnjëhershëm nga deri në tri gishtërinj.
Siç thonë në kompani, Touch Mouse përkrah madhësi të ndryshme të gishtërinjve, ndërsa navigacioni para dhe prapa (në shfletues ose vetë Windows) bëhet me gishtin e madh të dorës. Është integruar senzori BlueTrack i cili mundëson përcjelljen e lëvizjes në të gjitha llojet e sipërfaqeve, e miu përmes një nano USB marrësi në kompjuter komunikon pa tela.
Çmimi i propozuar i shitjes së miut në tregun amerikan është 80 dollarë. Para-porositë kanë filluar, por me dërgesa Microsoft do të filloj vetëm në muajin qershorë.
![[Image: microsoft%20touch%20mouse%202.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/images/stories/2011_01/microsoft%20touch%20mouse%202.jpg)

