Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Hakerët e Kosovës sulmojnë faqet zyrtare të Izraelit
#1
Hakerë kosovarë janë bërë pjesë e sulmeve online kundër Izraelit. Grupi më i famshëm i hakerëve në botë, Anonymus ka vazhduar hakimin e faqeve zyrtare e qeveritare izraelite në kuadër të operacioni OpIzrael. Njoftohet se Kosovo Hackers Security ka bërë publike të dhënat personale të 35.000 individëve izarelitë , duke përfshirë emrat e tyrë të plotë, e-mailat, adresat postale, numrat e telefonit, passworda, numrat e faksit dhe të tjera, transmeton KTV.
[Image: ?di=FW1B]
Sipas KHS, disa prej tyre janë punëtorë qeveritarë, policë dhe të tjera personalitete të larta. “Izraeli po e sulmon Gazën pa ndonjë arsye, prandaj nëse nuk e ndalin këtë, ne do të vazhdojmë t’i sulmojmë edhe në sektorin e energjisë dhe nuklear duke e sulmuar Izraelin me viruse shumë të këqija”, ka thënë lideri i KHS. Anonymus ka bërë 44 milionë tentime për të hakuar faqet zyrtare izraelite, që pas nisjes së Operacionit Shtylla e Mbrojtjes kundër palestinezëve në Gaza. Mbi 100 veta janë vrarë, shumica e tyre civilë.
[Image: vloFgvK.gif]
"If you get, give. If you learn, teach.”
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)