09-02-2022, 09:07 PM
![[Image: firefox-bday-8.png]](http://cdn.benjaminkerensa.com/wp-content/uploads/2012/11/firefox-bday-8.png)
Më 9 Nëntor 2004 , tetë vite më parë Mozilla lansoi verzionin e parë të Firefox.
Ky përvjetor mund të jetë konfuz për disa , pasi që kohëve të fundit është përpiluar një lajm për 10 vjetorin e Firefox-it . Kjo është për shkak se shfletuesi Firefox më herët është quajtur Phoenix që në të vërtetë u lansua në vitin 2002 në beta verzion. Kur verzioni i plotë i këtij shfletuesi u lansu më 2004 ,që ishte riemëruar në Firefox.
Pas lansimit të këtij shfletuesi që ishte sikur një erë e freskët në ajr kur shfletuesi i Microsoft-it Internet Explorer 6 dominonte në pjesën më të madhe të tregut, shumë përdorues ishin të bezdisshëm me çështjet e sigurisë.
Gjatë viteve Firefox u zgjerua mjaftë shumë në treg që ishte shpërndarë nga Internet Explorer , por viteve të fundit kjo ka marr një konkurrenc shumë serioze nga Google Chrome dhe shfletuesit e tjerë. Aktualisht , Firefox është i treti nga shfletuesit më të popullarizuar në botë pas IE dhe Chrome .
Për të ardhmen , Mozilla planifikon disa karakteristika të rëndësishme , duke përfshirë verzionin e gatshëm për Windows 8 , si dhe API , e cila mund të intergroj Facebook dhe rrjetet e tjera sociale me shfletuesin.
Burimi
Code:
wWw.ITShqip.com
