Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Samsung me porosi rekorde për Galaxy S6 dhe S6 Edge
#1
[Image: samsung-me-porosi-rekorde-p-euml-r-galax...dge_hd.jpg]

Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge ka debutuar zyrtarisht javën e kaluar, por para-porositë për modelet e reja të Samsung thuhet se po i thyejnë rekordet e kompanisë.

Derisa Samsung ka rënë nga pozita e liderit global të shitjeve me telefonat e mençur, para-porositë për modelet e saj të fundit - Galaxy S6 dhe S6 Edge besohet se kanë arritur rekorde të reja, dhe kjo do të bëjë që Samsung përsëri ta marrë kreun e listës në nivel botëror.

Samsung tashmë ka marrë 20 milionë paraporosi për S6 dhe S6 Edge — 15 milionë për S6 dhe 5 milionë për S6 Edge. Këto porosi janë bërë nga operatorët mobil nga e gjithë bota, raporton The Korea Times.

Samsung ka pasur luhatje të mëdha në biznesin e saj mobil në vitet e fundit, dhe për këtë Samsung u zotua se do ta rindërtojë krejtësisht linjën e produkteve të saj mobile. (Telegrafi)
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)