Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Apple vs Samsung
#1
Apple vs SAMSUNG : Verdikti

Ky lajm u publikua më: 25/08/2012 6:41:07 AM


Për muaj radhazi Apple dhe Samsung-u kanë ‘luftuar’ me njëra tjetrën nëpër gjykatat e Gjermanisë, Amerikës, Australisë, Anglisë, Koresë të Jugut, dhe shumë të tjera mbi produktet e njëra tjetrës. ‘Beteja’ më e famshme ishte ajo në Gjykatën e Qarkut në SHBA. Një gjyq i filluar nga Prilli i 2011-s, ku Apple pretendonte të merrte $2.5 Miliardë nga Samsung, për vjedhje dhe shkelje të patentave të dizajnit të Apple. Samsung në anën tjetër pretendonte se Apple i kishte vjedhur dhe shkelur patentat e tij.



Së fundi, pas një deliberatimi prej tre ditësh, të Premten është dhënë verdikti. Gjykata e Qarkut e ka gjetur kompaninë Koreane Jugore Samsung të fajshme, dhe kjo e fundit duhet të shpërblejë Apple me $1.05 Miliardë, $1.5 Miliardë më pak se ajo që kërkonte Apple.

Gjatë argumentave të mbylljes, avokati i Apple Harold McElhinny ka thënv se pas daljes në treg të iPhone në 2007-n, Samsungu po përjetonte një krizë dizajni, gjë që çoi në këtë të fundit të kopjonte nga dizajni i Apple.

Kurse kundër-përgjigjia e Samsung-ut ka qënë se kompania thjesht po kryente punën e saj: të krijonte celularë me ekrane të mëdha. Avokatët e Samsung kanë shtuar se Samsung nuk ka thyer ndonjë ligj përsa i përket patentave të Apple, madje ato inovime nuk janë bërë fare nga Apple, por përkundrasi, nga kompani të tjera.

Si pjesë e akuzës, Apple kërkon që Samsung të tërheqë celularët dhe tabletat popullore, si linja e Galaxy, nga tregu Amerikan. /Tech.Al/


-po normal qe apple se namerik smuj fiton ti prej kores atje
se nfillim gjykatsit e njekshin ligjin i thojshin apples ju jeni tdrogirat qfar tvjedhni kta prej juve po kur jau shtrengun burmet kta t "mdhejt" tash kishe pe eleminojm SAMSUNGUN se GALAXY S3 i qiti n2 gujt krejt e ke tu ju q.... nona apples spaten qare pa ja bo qishtu
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)