11-20-2020, 09:49 PM
Siç keni pasur mundësi të vëreni, sot faqja jonë ka pësuar ndryshime në pamjen e saj, por do të vazhdojë t’i mbetet besnike qëllimit kryesor për avancimin e lojërave elektronike.
Vjen edhe ndryshimi i radhës… Jo si rezultat i mos pëlqimit të pamjes tashmë “të dikurshme” të faqes, por nga përpjekja për të qenë gjithnjë në hap me kohën dhe me gjërat e reja.
Që nga dita e djeshme, në portalin e faqës sonë ka qëndruar njoftimi për ndryshimet që do të bëhen në afat prej 24 orësh. Si gjithnjë, të përkushtuar maksimalisht në respektimin e premtimeve tona, tani ju prezantojmë pamjen e re të portalit, e cila do të na përcjell gjatë këtij viti.
Jemi munduar që faqen t’a bëjmë sa më të lehtë në përdorim dhe të sjellim freski në aspektin e dukjes së saj, duke i ngelur besnik synimit tonë të përhershëm rreth lojërave elektronike brenda territorit të Kosovës. Në këtë drejtim, kemi shtuar rubrikën ESK LEAGUE, e cila përmban statistikat e ligës sonë online.
Sigurisht, ne do të vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë në punën që bëjmë, duke shpresuar që ju jeni të kënaqur dhe do të na përkrahni vazhdimisht.
Padyshim se për gamingun ka vetëm një destinacion, eSportsKosova.
__________________
Komentet jane te mireseardhura..

![[Image: 76561198060309084.png]](http://steamsignature.com/status/english/76561198060309084.png)