Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Feja Islame
#1
Feja Islame

-Feja Islame në kuptimin e të nënshtruarve të Zotit me përafërsisht 1,2 miliardë besimtarë, është feja e dytë me radhë sipas numrit të besimtarëve, pas fesë krishtere (2,0 miliard). Besimtarët e kësaj feje thirren mysliman.
Islami është fe monoteiste, që definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).
Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo çështje jetësore. Me termin "Islam" nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim, ndërsa me termin "mysliman" nënkuptojmë atë që i është nënshtruar (dorëzuar) urdhrave të Allahut dhe njëkohësisht zbaton ligjet e Tij.

Zanafilla e Islamit

-Kur'ani të gjithë profetët i konsideron myslimanë dhe Ademin (njeriun e parë të krijuar) e konsideron besimtarin dhe profetin e parë. Muhammedi konsiderohet vetëm profeti i fundit i Zotit, përmes të cilit Zoti njofton njerëzimin rreth devijimeve në besim që janë shkaktuar gjatë shekujve të shumtë.

Kushtet kryesore të Besimit në Islam

Kushtet kryesore të Besimit Islam janë :
-Besimi në Allahun, Zot Krijues i Qiejve dhe Tokave
-Besimi në Melekët (Engjëjt) e Allahut, si krijesa të Tij. Feja Islame tregon se Allahu nga drita, krijoi melekët, që kanë detyra të caktuara.
-Besimi në Pejgamberët e Allahut (profetët). Mbi 124 mijë persona, Feja Islame thotë se Allahu i zgjodhi për ta përcjellur misionin e Tij tek popujt. Të gjithë këta ishin Pejgamberë, ndër të cilët 5 më kryesorët ishin : Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe -Muhammedi.
-Besimi në Librat e Allahut. Islami mëson se janë 4 libra kryesorë të Allahut, Tevrati që iu zbrit Musait, Zeburi që iu zbrit Davudit, Inxhili që iu zbrit Isait dhe Kur'ani që iu zbrit Muhammedit. Ndërsa përmenden edhe disa fletushka që iu janë zbritur Shitit (djali i Ademit, njeriut dhe Pejgamberit të Parë), Ibrahimit dhe Musait.
-Besimi në Ditën e Kijametit (ringjalljës). Islami tregon se pas shkatërrimit të botës, njerëzit do të pyeten për veprat që kanë bërë gjatë jetës së tyre në Tokë, në një ditë të gjatë që quhet Dita e Kijametit (ringjalljes) ose e Gjykimit.
-Besimi në Caktimin e Allahut. Islami mëson se çdo që ndodh është nën dijeninë dhe Caktimin e Allahut.

Shtyllat e Fesë Islame

-Deklarata Islame / Shehadeti: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu"
"Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.
-Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.
-Agjërimi në muajin e Ramazanit.
-Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.
-Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.

Historia e Islamit
Historia e Islamit në tokat Ilire

Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të). Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët). Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve. Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër). Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të. Me pushtimin otoman nis faza më aktive e pëhapjes së islamit.

Qytetet e shenjta Islame

- Mekka
- Medina
- Al-Kuds
SK-GAMING PROFILE
[steamid]76561198112510170[/steamid]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Feja Islame - by AuloN- - 12-22-2020, 03:34 PM
Re: Feja Islame - by withstyle - 12-22-2020, 04:07 PM
Re: Feja Islame - by AuloN- - 12-22-2020, 07:01 PM
Re: Feja Islame - by .)/Z@c.)/ - 12-22-2020, 09:52 PM
Re: Feja Islame - by AuloN- - 12-23-2020, 01:42 PM
Re: Feja Islame - by withstyle - 12-25-2020, 03:29 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)