Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
[Event] IEM5 Europe [fnatic win]
#27
fnatic mbi mTw për të fituar IEM5 Europe

fnatic kanë fituar IEM5 European Championship Finals me fitore 2-0 kundër mTw.

Në rundin e parë me armë, loja e mTw shkaktoi dëme te fnatic dhe i mundësoi atyre të shënojnë për të parën herë. Ekipi danez për më tepër mori kontrollin e sistemit të parave, pasi çdo rund i humbur nga fnatic rezultonte me full eco, një storie që u përsërit për pesë runde, deri kur suedezët përfundimisht arritën të kthehen në lojë. Fnatic pastaj pa pesë rundat e radhës të shkonin në të mirë të tyre, për ta vendosur rezultatin në 8-5, por mTw nuk ulën kokën dhe fituan rundat që kishin mbetur, për të shkuar në pushim me disavantazh më të vogël.

Pjesa e dytë filloi me një rund të shpejt nga fnatic, që u ndal nga mTw. Pasi humbën rundin e dytë, suedezët vendosën të blinin, por ky veprim nuk u shpagua, pasi ata nuk ishin në gjendje të kalonin mbrojtjen daneze dhe u detyruan të shkojnë në eco edhe njëherë. Megjithatë, suedezët fituan dy rundat e radhës, të dytin duke iu falenderuar një veprimi individual mahnitës nga Richard "Xizt" Landström. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për të thyer zemrat e mTw, me danezët që u rikthyen menjëherë për ta fituar mapin e parë 16-11.

[Image: 1295817454.29.jpeg]

de_train filloi me fnatic që morën pistol round. Nuk ishte e çuditshme pastaj që ata fituan tre rundat e parë me lehtësi. Rundi i katërt dukej se do të shkonte për danezët, por “Delpan” në mënyrë sensacionale fitoi një situatë 1-me-2 me vetëm 2 hp dhe AWP. mTw më në fund arritën të shënojnë në rundin e pestë, por kjo ishte një pamje e rrallë në pjesën e parë, pasi fnatic mbuluan pozitat e tyre mjaft mirë, në përjashtim të dy rundave të fundit, që shkuan për mTw kur tabela tregonte rezultatin 11-4 për suedezët.

Fnatic fituan pistol round në pjesën e dytë në mënyrë të pabesueshme, pasi Richard "Xizt" Landström siguroi rundin për ekipin e tij me vetëm 1 hp kundër një kundërshtari i cili pati 100. mTw reguan në rundin e tretë dhe morën kontrollin e lojës, por në fundin e rundit të 30-të asnjëra palë nuk arriti të fitoj dhe loja përfundoi 15-15. Në vazhdime, pasi të dy ekipet kishin fituar nga pesë runde secila në pjesëlojën e parë, fnatic u distancuan nga mTw në vazhdimin e dytë, duke fituar mapin 26-23.

Në de_inferno, fnatic morën pistol round në anën sulmuese. Ekipi danez pati mundësi të përgjigjej vetëm në rundin e katërt dhe vazhduan për ta baraspeshuar kështu lojën në tri runde. Pjesa tjetër e pjesës së parë ishte një çështje e ngushtë, pasi rundet u ndanë pothuajse në mënyrë të barabartë mes ekipeve.

[Image: 1295817552.09.jpeg]

Tani në anën mbrojtëse , fnatic, që ishin në disavantazh 8-7, edhe njëherë e fituan pistol round, këtë herë me një strategji shumë agresive, që nuk i dha mTw mundësi për të vepruar. Danezët e fituan rundin e katërt, por kjo ishte e gjitha nga ata, pasi mbrojtja e fnatic ishte shumë e fuqishme për mTw, që i dha ekipit suedez fitore të rehatshme 16-9 në mapin e fundit.

[Image: ?di=312958180539]

Renditja përfundimtare në IEM5 European Championship:

1. [Image: se.gif] fnatic - $20,000
2. [Image: dk.gif] mTw - $9,500 + Një vend në World Finals
3. [Image: pl.gif] Frag eXecutors - $5,500 + Një vend në World Finals
4. [Image: ua.gif] Natus Vincere - $3,200 + Një vend në World Finals
5-6. [Image: se.gif] Lions - $2,150 + Një vend në World Finals
5-6. [Image: ru.gif] Meet Your Makers - $2,150 + Një vend në World Finals
7-8. [Image: dk.gif] TCM-Gaming - $1,500 + Një vend në World Finals
7-8. [Image: se.gif] SK Gaming - $1,500 + Një vend në World Finals
9-10. [Image: ru.gif] forZe - $1,250
9-10. [Image: fr.gif] Electronic Sahara - $1,250
11-12. [Image: de.gif] mousesports - $1,000
11-12. [Image: de.gif] Alternate - $1,000
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
[Event] IEM5 Europe [fnatic win] - by XLN7 - 11-09-2020, 02:57 PM
Re: [Event] IEM5 European Championship Finals - by XLN7 - 11-15-2020, 08:06 PM
Re: [Event] IEM5 Europe [fnatic win] - by Lizardi - 11-16-2020, 03:13 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)