11-13-2020, 06:06 PM
Lions mposht Na´Vi
Natus Vincere kanë pësuar humbjen e tyre të dytë në IEM5 European Championship Finals, pasi u mposhtën 16-10 nga Lions.
Lions pati një fillim të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e arriti kryesimin e hershëm prej 5-0, me Rasmus "Gux" Ståhl që tregoi veten vendimtar në runde të ngushta. Na´Vi pastaj shënuan për të parën herë, por Lions e rimorën shpejt kontrollin e lojës, të inspiruar nga puna e Frej "kHRYSTAL" Sjöström me AWP.
Meqë Na´Vi e kishin shumë të vështirë të thyenin mbrojtjen e Lions, suedezët shkuan në pushim me kryesim 11-4.
![[Image: 1295639193.33.jpeg]](http://static.hltv.org/images/galleries/3253-medium/1295639193.33.jpeg)
Me ndrrimin e anëve, Lions arritën të shtonin epërsinë e tyre në pistol round, në një situatë 2-me-3, që dukej të ishte në duart e Na´Vi. Përpjekja për blerje në rundin e tretë nga ukrainasit nuk solli frut, dhe Lions ishin pranë e më pranë fitores.
Na´Vi arriti të mbledh disa runde, por ata nuk ishin në gjendje të imitojnë kthimin e mTw, pasi Lions mbylli marrëveshjen dhe fitoi ndeshjen 16-10.
![[Image: ?di=512956358614]](http://www.esportskosova.com/img/?di=512956358614)
Lions, që do të takohet me forZe tani, janë duke ndarë vendin e parë në grup me fnatic, derisa Natus Vincere do të ketë punë me TCM-Gaming për mbijetesë në turne.

![[Image: 76561198060309084.png]](http://steamsignature.com/status/english/76561198060309084.png)