04-25-2022, 03:24 PM
![[Image: 04b2f5cfc7.jpg]](http://i3.lulzimg.com/04b2f5cfc7.jpg)
Drejtuesi i faqes “Jeta Osh Qef” në Facebook, Gentjan Çekeli, ka arritur para pak ditësh të thyejë rekordin e komenteve në Facebook dhe të hyjë në Librin e Genisit.
Më datën 5 Mars 2012, ai postoi një shkrim me titull “A flejme gjume?“, i cili që në orët e para të postimit filloi të tërhiqte qindra komente dhe pëlqime, pas disa ditësh Jeta osh qef arriti të grumbulloj 50 mijë komente, pastaj me kërkesën e Gentjanit, fansat e faqes filluan edhe më shumë të komentojnë për t’iu treguar të tjerëve se edhe shqiptarët kanë mundësi të thyejnë rekorde.
Postimi pas vëzhgimit nga profesionistët e Librit të Genisit arriti të hyjë në listën e rekordeve me 1.008.924 komente.
Kjo faqe aktualisht posedon 667.396 pëlqime dhe rreth 80 mijë fansa janë aktivë. Gentjani pas hyrjes në Librin e Genisit si postimi me më së shumti komente në Facebook, i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar, qoftë edhe me një koment të vetëm.
Burimi: <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.itshqip.com/#ixzz1zTx7omlq" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com/#ixzz1zTx7omlq</a><!-- m -->
![[Image: vloFgvK.gif]](http://i.imgur.com/vloFgvK.gif)
"If you get, give. If you learn, teach.”

