Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Facebook edhe për fëmijët nën 13 vjeç
#1
[Image: f.0604141857129_210.jpg]
Siç është e rregulluar tani, për të pasur një profil në Facebook ju duhet të jeni së paku 13 vjeç.

Megjithatë, kjo asnjëherë nuk i ka ndaluar fëmijët ose prindërit të krijojnë profile për fëmijët e tyre të cilët nuk e kanë mbushur ende këtë moshë.

Tani, The Wall Street Journal raporton se rrjeti social është duke e testuar një mundësi e cila do të krijonte profile të fëmijëve nën 13 vjeç, por që lidhja e këtij profili do të ishte me atë të ndonjërit prej prindërve, të cilët do të aprovojnë se me kë shoqërohet fëmija, apo se cilat aplikacione ose lojëra luajnë ata.

Kufizimi i vetëm deri më tani ka qenë rregullorja federale, e cila ia ka ndaluar Facebook-ut të merr të dhënat e fëmijëve, pa lejen e prindërve.

Me këtë mundësi, Facebook do të duhet të lidh llogaritë ekzistuese të fëmijëve me ato që ata do t’i krijojnë pasi që rrjeti social do ta lejojë edhe zyrtarisht. / Telegrafi /
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)