03-23-2022, 06:52 PM
![[Image: overclockf.jpg]](http://img213.imageshack.us/img213/2739/overclockf.jpg)
Është shënuar rekord i ri sa i përket overclock, dhe si për befasi (në fakt jo dhe aq befasuese), procesori i AMD, FX-8150 është ai që thyen kufizimet. Këtë herë një kompani tajvaneze (ksin) që merret me overclock, theu rekordin e procesorit në një vlerë prej 8,805MHz (8.8GHz), duke i’u afruar gjithmonë e më shumë 9GHz. Është gjithashtu me rëndësi të përmendet se këto frekuenca të larta nuk janë shumë praktike pasi nuk janë shumë të përshtatshme pa një dozë konstante LN2.
[list=]Për të arritur nivelin e 8GHz nevojitet aftësi teknike, dhe nuk është aq e lehtë sa të “hedhësh” LN2 dhe ta lësh me aq. Pjesa e përzgjedhur me kujdes është gjithashtu pjesa e procesit, dhe sipas detajeve në HWBOT, ksin e arriti këtë rekord në një pllakë amë Asus Crosshair V Formula me 4GB (2x2GB) A-Data DDR3, duke punuar në dy kanale me konfigurim 9-11-10-30, dhe me frekuencë 2,834MHz. Duhet të përmendet se dy nga katër bërthamat e procesorit u desh të ndërpriteshin për të arritur 8.8GHz. (PCWorld Albanian)[/list]

