Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Projekti : Ringjalle një Sunet
#11
[Image: 575357_223005357800459_1064320784_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 17 ⇨ "PËRKUJDESJA NDAJ JETIMËVE" ✦

Është transmetuar nga Sehël ibën Sa’di (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Unë dhe ai që kujdeset për jetimin do të jemi së bashku në xhenet kështu", dhe bëri me shenjë duke e bashkuar gishtin tregues me atë të mesëm (për të treguar afërsinë). [Buhariu, 6005]

[Image: 318138_224294781004850_185549211546074_3...0139_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 18 ⇨ "KUR UDHËTOJMË" ✦

Keni bërë plan të udhëtoni? Atëherë lexoni këto sunete të mrekullueshme! Me zbatimin e tyre fitoni shpërblime te Allahu përderisa jeni në udhëtim.

1 ● Caktimi i një udhëheqësi

Është transmetuar nga Ebu Seid dhe Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me ta), të cilët kanë thënë se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kur tre burra udhëtojnë së bashku, duhet që njërin prej tyre ta zgjedhin për prijës." [Ebu Davudi, 2608]

2 ● Të thuhet "Allahu ekber" (Allahu është më i madhi) kur ngjitet përpjetëzave dhe të thuhet “Subhanallah” (I lartësuar dhe i pa të meta është Allahu) kur zbritet teposhtëzave

Është transmetuar nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: "Ne thoshim ‘Allahu ekber’ kur ngjiteshim dhe thoshim ‘Subhanallah’ kur zbritnim." [Buhariu, 2994]

3 ● Lutja që duhet thënë kur ndalohet gjatë udhëtimit (për pushim)

Është transmetuar nga Havle bint Hakim (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Kushdo që ndalon diku (për të pushuar) dhe thotë: ‘Mbështetem në fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që ka krijuar’, nuk do ta dëmtojë asgjë, derisa të largohet nga ai vend." [Muslimi, 6878]

4 ● Pas kthimit nga udhëtimi, së pari vizitohet xhamia (dhe falen dy rekate)

Është transmetuar nga Ka'b ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur kthehej nga udhëtimi, së pari ndalonte për t’u falur në xhami. [Buhariu, 443 dhe Muslimi, 1659]

[Image: 529959_225619064205755_185549211546074_3...9539_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 19 ⇨ "VIZITA NDAJ TË SËMURËVE" ✦

Mos ke ndonjë mik, familjar apo të afërm që është i sëmurë tani? Po?! Lëvizi këmbët pra! Shko dhe vizitoje! Mos harro: "Shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi ty derisa të agojë mëngjesi dhe do ta kesh një kopsht në Xhenet!

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Nuk ka musliman që e viziton një vëlla (të sëmurë) në mëngjes, vetëm se shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të bie mbrëmja, e nëse e viziton në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë engjëj dërgojnë salavate mbi të derisa të agojë mëngjesi, dhe ai do të ketë një kopsht në Xhenet.” [Tirmidhiu, 969]

~ Për të gjithë anëtarët tanë të cilët janë të sëmurë tani: Allahu ju shëroftë sa më shpejt! Amin!

[Image: 543499_227183254049336_185549211546074_3...8200_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 20 ⇨ "MOS PARAGJYKO, KI MENDIM TË MIRË PËR TË TJERËT" ✦

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

► "Kini kujdes nga dyshimi (paragjykimi), sepse vërtet dyshimi është fjala më e rremë." [Buhariu, 6067; Muslimi, 6536]

[Image: 543682_227692650665063_185549211546074_3...7197_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 21 ⇨ “NDËRTIMI I XHAMIVE (VEND-FALJEVE)” ✦

● Është transmetuar Nga Uthman ibën Affani (radijallahu anhu), se kur dëgjoi mendimin (i cili nuk ishte në favor të tij) e popullit, pasi ai e rindërtoi xhaminë e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: Ju nuk keni qenë të drejtë me mua, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë:

► “Ai që e ndërton një xhami (vend-faljeje) për hir të Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në Xhenet.”

● Bukejri tha: Mendoj se ka thënë: “Duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut.” [Buhariu, 450 dhe Muslimi, 553]

Gjithashtu përmendet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), se:

► “E ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke urdhëruar ndërtimin e xhamive dhe pastrimin e tyre.” [Ebu Davudi, 455 dhe Tirmidhiu, 594; Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahih et-Tirmidhi, 487]

[Image: 564798_229693423798319_185549211546074_3...3755_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 22 ⇨ “MIRËSJELLJA NDAJ NËNËS” ✦

Kush është personi më meritor për mirësjelljen dhe shoqërimin tonë të mirë? Lexojeni këtë sunet të mrekullueshëm. Merreni këtë edhe si këshillë!

● Gjyshi i Behz ibën Hakimit ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem: “O i Dërguar i Allahut, kush është më meritor për shoqërimin tim të mirë?” ► “Nëna jote”, u përgjigj i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem. Pyeta: “Pastaj kush?” ► “Nëna jote”, u përgjigj ai. Përsëri pyeta: “Pastaj kush?” ► “Nëna jote”, u përgjigj ai. Përsëri e pyeta: “E pastaj kush?” ► “Babai yt”, u përgjigj ai, “pastaj më të afërmit e pastaj të tjerët.” [Buhariu në Edeb el-Mufred, 1/3]

● Jasir ibën Ata ka thënë se një njeri erdhi te Ibën Abasi (radijallahu anhu) dhe i tha: “I propozova një gruaje martesë, por ajo nuk pranoi të martohej me mua. Një tjetër i propozoi dhe ajo pranoi të martohej me të. Unë u bëra xheloz dhe vrava atë (grua). A ka për mua pendim?” Ibën Abbasi e pyeti: “A e ke nënën gjallë?” “Jo”, u përgjigj ai. Atëherë ai i tha: “Pendohu tek Allahu i Plotfuqishëm dhe përpiqu t’i afrohesh Atij me punë të mira sa më shumë.”

Ata (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Iu afrova Ibën Abasit dhe e pyeta: “Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë?” Ai u përgjigj: “Nuk di për ndonjë vepër të mirë, që e afron njeriun me Allahun, sikur mirësjellja ndaj nënës.” [Buhariu në Edeb el-Mufred, 1/4]


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)