Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Projekti : Ringjalle një Sunet
#9
[Image: 547653_218543991579929_185549211546074_3...2703_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 9 ⇨ "LEXIMI I SHPESHTË I KURANIT" ✦

Çfarë është Kurani për ty? Diçka që e ka mbuluar pluhuri dhe është lënë mënjanë në raftin më të lartë? Apo diçka që është vazhdimisht në majë të gjuhës tënde?

Është transmetuar nga Ebu Umame el-Bahili (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Lexojeni Kuranin shpesh, sepse në Ditën e Gjykimit, ai do të jetë ndërmjetësues për të përkushtuarit ndaj tij." [Muslimi, 1874]

Kurani i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Errësira është gjithandej rreth nesh. Çfarë po pret pra? Hape Kuranin dhe "IKRE" (lexo)!

*Të lutem lexoje Kuranin edhe me kuptim në gjuhën shqipe!


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 552993_219129584854703_185549211546074_3...3831_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 10 ⇨ “PËRFUNDIMI I LEXIMIT TË KURANIT ÇDO MUAJ” ✦

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Përfundone leximin e Kuranit çdo muaj." [Ebu Davudi, 1389]

Metoda më e lehtë për ta përfunduar leximin e Kuranit çdo muaj:

● Shko në xhami përafërsisht 10 minuta para namazeve farz
● Lexoji 2 fletë/4 faqe (para namazit).

Gjatë ditës, do të arrinin në 10 fletë/20 faqe (një xhuz i plotë). Kështu mund ta përfundoni leximin e Kuranit çdo muaj me lehtësi.

Kurani i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Errësira është gjithkund rreth nesh. Çfarë po pret pra? Hape Kuranin dhe "IKRE", lexo!

*Të lutem lexoje Kuranin edhe me kuptim në gjuhën shqipe!


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 564574_219537624813899_185549211546074_3...9448_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 11 ⇨ "LARGIMI I PENGESAVE NGA RRUGA" ✦

Mos e harroni këtë sunet të bukur kur të shhni ndonjë gjë të dëmshme në rrugë/shteg! Le ta ringjallim Sunetin në çdo aspekt të jetës sonë! Le të fitojmë shpërblime edhe nga gjërat e vogla.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Kur dikush ecë në një rrugë dhe sheh një degë me therra në shteg, e largon mënjanë, Allahu e falënderon atë dhe ia falë gjynahet." [Muslimi, 4940]


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 523571_219998241434504_185549211546074_3...3167_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 12 ⇨ "KUR TAKOHEMI ME NJERËZ" ✦

Ka disa sunete rreth takimit me njerëz, prej tyre: përshëndetja, zgjatja e përshëndetjes, buzëqeshja, shtrëngimi i duarve dhe fjalët e mira. Sa herë në ditë takohemi me njerëz? Paramendoni shpërblimet që mund t’i fitojmë nëse i zbatojmë këto sunete! Mashallah!

Sunetet gjatë takimit me njerëz:

1 ● Përshëndetja (es-selamu alejkum)

Është pyetur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, se "Islami i cilit njeri është më i miri?", e ai u përgjigj: "I atij që i jep ushqim njerëzve dhe i përshëndet ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh." [Buhariu, 12; Muslimi, 39]

2 ● Zgjatja e përshëndetjes

Një njeri iu afrua Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe e përshëndeti duke thënë: "Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju)!" Pejgamberi ia ktheu përshëndetjen dhe, pasi njeriu u ul, Pejgamberi tha: "Kjo ishte dhjetë." Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetullah (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju)!” Pejgamberi tha: "Kjo ishte njëzet." Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuh (paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju)!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: "Kjo ishte tridhjetë." [Muslimi, 5195, 2689; Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

Shiko sa shpërblimin e humbën dy të parët për shkak të mos-dhënies së plotë të përshëndetjes islame për të fituar tridhjetë shpërblime. Dhe, meqë një vepër e mirë vlerësohet të paktën sa dhjetë të tilla, shuma do të ishte treqind shpërblime, madje mund të jetë edhe më e madhe. Meqënëse përshëndetjet ndodhin shpesh gjatë ditës, duhet ta mësosh veten për ta shprehur përshëndetjen e plotë islame, kështu që ta marrësh atë shpërblim të madh.

Gjithashtu mos harro se është prej sunetit që kushdo që vendos të largohet duhet ta thotë selamin e plotë:

"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam, gjithashtu nëse dikush vendos të largohet, le të përshëndesë me selam, dhe i pari nuk ka më të drejtë se i dyti.” [Muslimi, 5208, 2706; Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

3 ● Buzëqeshja

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos e konsideroni asnjë nga veprat e mira si të papeshë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të gëzuar (buzëqeshur)." [Muslimi, kapitulli i devotshmërisë: bashkimi ndërmjet harmonisë së marrëdhënieve dhe sjelljeve të mira, 2626]

4 ● Shtrëngimi i duarve

Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk ndahen dy muslimanë, pasi të jenë takuar dhe t’i kenë shtrënguar duart e njëri-tjetrit, vetëm se me gjynahe të falura." [Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Muslimi, 5212, 2727; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

Imam Neveviu ka thënë: Duhet ta dini se është e preferuar të shtrëngohen (shkunden) duart sa herë që takoheni. Pra të dashur, mundohuni t’i shtrëngoni duart me këdo që e përshëndetni me fytyrë të buzëqeshur, kështu do t’i zbatoni tre sunete në të njëjtën kohë.

5 ● Fjala e mirë (kelimetut-tajjibe)

Allahu thotë: "Thuaju robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut." (El-Isra: 53)

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Fjala e mirë është sadakë (bamirësi)." [Buhariu, 2989; Muslimi, 1009]

• Fjala e mirë përfshin: dhikrin (përkujtimin e Allahut), duatë, përshëndetjet, çiltërsinë në shoqërim, sjelljet, virtytet dhe veprat e mira.

• Fjalët e mira janë magjepsëse; ato i fitojnë zemrat e të tjerëve.

• Fjalët e mira janë dëshmi se sa e ndriçuar është zemra e besimtarit. Kështu që duhet ta mbushësh tërë jetën tënde me fjalë të mira; bashkëshorti/bashkëshortja juaj, fëmijët, fqinjtë, miqtë, shërbëtorët dhe me këdo që shoqërohesh, kanë nevojë për fjalë të mira.


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 561178_220482074719454_185549211546074_3...0936_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 13 ⇨ "NDIHMA NDAJ FAMILJES NË PUNËT E SHTËPISË" ✦

Me të vërtetë, Pejgamberi jonë, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte njeriu më i mirë që ka jetuar ndonjëherë dhe shembulli më i mirë i njerëzimit për t'u pasuar!

Është transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) për gjërat që bënte i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kur ishte në shtëpi. Ajo tha: "Ndihmonte në punët e shtëpisë dhe kur vinte koha për namaz, dilte për të falur namazin." [Buhariu, 676]


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)