01-20-2022, 08:25 PM
![[Image: 374000_378684735495143_104051289625157_1...9108_n.jpg]](http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/s720x720/374000_378684735495143_104051289625157_1207587_1067239108_n.jpg)
✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr.1 ⇨ “VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI” ✦
1 ● Fërkimi i fytyrës me duar nga ndikimi i gjumit
Imam Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë rekomanduar këtë veprim, duke u bazuar në një hadith të shënuar nga Imam Muslimi: "...atëherë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) u zgjua dhe qëndroi ulur duke e fërkuar fytyrën me duart e tij." [Buhariu, 183]
2 ● Leximi e kësaj duaje (lutjeje):
“الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور”
Elhamdulil-lahil-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushur ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dha jetë pasi na kishte bërë të vdekur dhe tek Ai do te tubohemi [pas ringjalljes]). [Buhariu, 6312]
3 ● Përdorimi i misvakut (një shkop që përftohet nga pema Arak [Salvadora Persica] për të pastruar dhëmbët)
"Sa herë që Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) zgjohej, madje edhe natën, ai e përdorte misvakun për t’i pastruar dhëmbët." [Buhariu, 245 dhe Muslimi, 255]
Urtësia prapa kësaj është se, misvaku e freskon dhe e aktivizon trupin dhe eliminon aromat e pakëndshme.
4 ● Futja e ujit në hundë
“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, atëherë le të fut ujë tri herë. Se vërtet shejtani e ka kaluar natën në pjesën e sipërme të hundës.” [Buhariu, 3295 dhe Muslimi, 245. Teksti është sipas Muslimit]
5 ● Larja e duarve tri herë
“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, le të mos e fut dorën e tij në ndonjë enë, veçse pasi ta ketë pastruar dorën tri herë.” [Muslimi, 278]
![[Image: 541670_379386288758321_104051289625157_1...4669_n.jpg]](http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash3/s720x720/541670_379386288758321_104051289625157_1209534_1005004669_n.jpg)
✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 2 ⇨ “MBATHJA E RROBAVE” ✦
Mbathja dhe heqja e rrobave ndodh disa herë gjatë ditës dhe natës, me qëllim të larjes, gjumit etj. Ka disa sunete mbi mbathjen e tyre.
Nëse do që t’i mbathësh apo heqësh rrobat tua:
1 ● Thuaj “Bismil-lah” (Në emër të Allahut) kur i mbath apo heq ato. Imam Neveviu ka thënë: “Kjo (të thënit “Bismil-lah”) rekomandohet në të gjitha veprimet.”
2 ● Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ue selem - kur mbathte apo hiqte rrobat, këmishën, petkun a çallmën, thoshte:
"الحمد لله الذي كساني هذا (الثوب) ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة"
Elhamdulil-lahil-ledhi kesani hadha (eth-theub) ve razekanihi min gajri haulin minni ve la kuvveh ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë (rrobë) dhe më furnizoi me të, pa mundin e fuqinë time). [Ebu Davudi, 4023]
3 ● Fillo mbathjen e rrobave nga ana e djathtë
Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ue selem - ka thënë: “Kur t’i mbathni rrobat, filloni nga ana e djathtë.” [Ebu Davudi, 4141; Tirmidhiu, 1765. Teksti është sipas Ebu Davudit]
4 ● Kur t’i heqësh rrobat, fillo me anën e majtë, pastaj të djathtën – pra e kundërta e mbathjes.
![[Image: 530381_379962262034057_104051289625157_1...4728_n.jpg]](http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/s720x720/530381_379962262034057_104051289625157_1210670_1391664728_n.jpg)
✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 3 ⇨ “HYRJA DHE DALJA NGA NEVOJTORJA/TUALETI” ✦
Njerëzit shkojnë në nevojtore disa herë në ditë, gjatë ditës dhe natës. Pra, paramendoni shpërblimet që mund t’i fitoni nga të zbatuarit e tre hapave (suneteve) në vijim, kur të shkoni në nevojtore.
1 ● Hyrja me këmbën e majtë dhe të dalja me të djathtën.
2 ● Duaja para se të hyhet në nevojtore:
"بسم الله] اللهم إني أعوذ بك من الخبث والخبائث]"
[Bismil-lah] Allahumme inni e‘udhu bike minel-hubthi vel-haba’ith ― ([Me emrin e Allahut] O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej të fëlliqurve (xhinëve meshkuj) dhe të fëlliqurave (xhinëve femra). [Buhariu, 142; Muslimi, 375]
3 ● Duaja pasi të dilet nga nevojtorja:
"غفرانك" ~ Gufraneke ― (Të lutem Ty [o Allah] për falje). [Ebu Davudi, 30; Ibën Maxhe, 300; Tirmidhiu, kapitulli i pastrimit]
•••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
Vazhdojme ditve tjera me Sunete tjera , pasi qe te publikohen nga iniciatoret e ketij projekti.
![[Image: VroVV.gif]](http://i.imgur.com/VroVV.gif)
![[Image: 86124005.gif]](http://img804.imageshack.us/img804/9166/86124005.gif)
Prishtina Gaming Center

