Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Qeni më i vogël në botë.
#1
[Image: f1_qeni1-jpg1332928716.jpg]

Qeni më i vogël në botë ka marrë emrin sipas yllit më të madh të popit – Beynce. Shpëtimtarët nga Kalifornia veriore thonë se këlyshi menjëherë pas lindjes mund të rrinte në një lugë, kurse kur mbushi dy javë ishte sa një kartelë krediti dhe tash më i vogël se telefoni mobil.

Beyncen e polli më 8 mars bushtra vjedullore, të cilën e kishin zbuluar aktivistët e fondacionit “Grayce” në zonën Eldorado të Kalifornisë, raporton AP-ja.



Përveç Beynces atëherë kishte pjellë edhe katër këlysh dhe kur kishte lindur Beyncen në atë moment i ishte ndalur fryma. Pastaj veterinarët e kishin ringjallur duke i dhënë frymë me shtypje në gjoks.



Përfaqësuesit e fondacionit “Grayce” thonë se Beynce tash është mirë dhe se është e gatshme të adoptohet pas dy javësh.

Përveç kësaj, është paraqitur kërkesa për përfshirje në Librin e rekordeve Guinnessit si qeni më i vogël në botë.

[Image: f1_qeni2-jpg1332928742.jpg]


Burimi :
KOHA.NET
K O B A
Daut Berisha

Code:
http://www.youtube.com/watch?v=w5Y_TPfoJOs
Code:
http://www.youtube.com/watch?v=GuHbzoLAelM
Code:
http://www.youtube.com/watch?v=r6_duu_H77s
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)