12-26-2021, 08:58 AM
![[Image: windows8logo.png?w=600&h=400&crop=1]](http://timenerdworld.files.wordpress.com/2012/02/windows8logo.png?w=600&h=400&crop=1)
Në registry të Windows 8 Consumer Preview mund të gjenden edhe emërtimet e versioneve të tjera të këtij sistemi operativ. Edhe pse flitej për tri versione të Windows 8 që do të jenë në dispozicion për blerësit, të dhënat në regjistër cekin krejtësisht madje nëntë versione të ndryshme.
Përveç nën-versioneve tashmë të njohura Starter, Home, Ultimate, Professional dhe Enterprise, aty janë edhe disa të rinj siç janë Enterprise Eval Edition dhe Professional Plus Edition si dhe i shumëprituri ARM Edition. Përkundër numrit të madh të versioneve të Tetëshit, për të pritur është se jo të gjitha do të jenë në dispozicion për shitje për blerësit e fundmë.
Siç ishte rasti me Visten dhe Windows 7, versionet Starter dhe Home Basic sipas të gjitha gjasave janë të rezervuara për tregjet në zhvillim dhe kompjuterët më të dobët, derisa në tregjet tjera do të jenë në dispozicion vetëm disa versione të Windows 8 Home, Enterprise dhe Professional. Regjistri komplet i të gjitha versioneve të Tetëshit të hasur në registry të Consumer Preview janë si vijon:/telegrafi.com
Windows 8 Starter
Windows 8 Home Basic
Windows 8 Home Premium
Windows 8 Professional
Windows 8 Professional Plus
Windows 8 Enterprise
Windows 8 Enterprise Eval
Windows 8 Ultimate
Windows 8 ARM edition


![[Image: giuUsm5.png]](http://i.imgur.com/giuUsm5.png)