Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
pita transferohet te fnatic
#1
Faruk "pita" Pita është lojtari i pestë në fnatic, pas transferimit nga shtëpia e tij e fundit RAGE, në përbërjen e re të fnatic.

Ekipi suedez dje njoftoi ndryshimet, kur i dha lamtumirën Christopher "GeT_RiGhT" Alesund dhe Patrik "f0rest" Lindberg, të cilët iu bashkuan SK Gaming, si dhe Rasmus "Gux" Ståhl që tani është si lojtar i lirë. Raportet në mbrëmjen e të hënës treguan se ish-lojtari i MYM, Marcus "Delpan" Larsson do t'i bashkohej radhëve të fnatic, e cila të martën u bë realitet. fnatic gjithashtu morrën Richard "Xizt" Landström, i cili la Lions për një vend në fnatic.

fnatic megjithatë nuk e zbuluan lojtarin e tyre të fundit, edhe pse gishtat ishin drejtuar kah Niklas "niko" Johansson dhe Christoffer Sunde "Sunde" kur thashethemet e para u përhapën, por asnjë nga ato nuk doli të ishte e vërtetë.

Në vend të kësaj, në skuadër do të jetë boshniaku Faruk "pita" Pita, që u nda nga RAGE, në mënyrë që të bashkohet me fnatic. Pita, i cili është edhe një tjetër talent nga organizata suedeze Begrip, kishe paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare me ekipin, kur ata arritën të mposhtnin SK Gaming në IOL Finals, ndërsa më vonë kaloi te MYM.

[Image: 1263561198.58.jpeg]

"Sot është një ditë e mrekullueshme. Kush kishte menduar se kjo ditë do të jetë ajo kur unë do të filloja të luaj sërish. Mundësia për të luajtur me idhujt siç janë cArn dhe dsn, të bënë të mendosh se je akoma duke ëndërruar.

Edhe ribashkimi me shokun tim të vjetër të ekipit, Delpan është diçka që unë vërtetë e kam kërkuar dhe duke luajtur me një nga talentët më të mirë suedez sot, Xizt. Unë mund të shkruaj një libër të tërë në lidhje me atë që jam duke e ndjerë tani, por për t'ju kursyer juve adhurues që të mos flini derisa e lexoni këtë, unë do të flasë shkurt: Do të doja të falenderoja lojtarët e FnaticMSI dhe gjithashtu sponzorët MSI, Steelseries, Bigfoot networks, UGAME dhe SLAPPA për mundësinë. Unë do të bëjë gjithçka në fuqinë time për ta mbajtur fnatic në një pozicion të qëndrueshëm dhe t'i vërtetoj botës se fnatic do të dominojnë në vitin 2011" - tha Pita në deklaratën për fnatic.com.


Përbërja e finalizuar e fnatic tani duket si vijon:

[Image: se.gif] Patrik "cArn" Sättermon
[Image: se.gif] Harley "dsn" Örwall
[Image: se.gif] Marcus "Delpan" Larsson
[Image: se.gif] Richard "Xizt" Landström
[Image: ba.gif] Faruk "pita" Pita

Lëvizja për Pita gjithashtu e ribashkon atë me Larsson, pasi të dy luajtën së bashku për MYM në 2009, duke u renditur në vendin e dytë në Global Challenge in Dubai si dhe duke fituar DreamHack Winter përpara mTw.

Me përbërjen e finalizuar, fnatic tani mund të fillojnë përgatitjet për IEM5 European Championship Finals në Janar, që do të shënoj debutimin zyrtar të formacionit të ri të fnatic.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
pita transferohet te fnatic - by XLN7 - 10-02-2020, 09:28 AM
Re: pita transferohet te fnatic - by blekzIII - 10-02-2020, 12:51 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by Lizardi - 10-02-2020, 01:26 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by XLN7 - 10-02-2020, 02:12 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by jazon - 10-02-2020, 02:53 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by XLN7 - 10-02-2020, 05:40 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by Effective. - 10-02-2020, 05:51 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by blekzIII - 10-02-2020, 08:38 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by Jo :) - 10-03-2020, 08:16 AM
Re: pita transferohet te fnatic - by XLN7 - 10-03-2020, 08:31 AM
Re: pita transferohet te fnatic - by Mister-X - 10-03-2020, 02:23 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by jazon - 10-03-2020, 06:47 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by Jo :) - 10-04-2020, 06:23 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by ttroyaNN . - 11-06-2020, 02:49 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by XLN7 - 11-06-2020, 02:54 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by Mister-X - 11-06-2020, 06:19 PM
Re: pita transferohet te fnatic - by AuloN- - 11-07-2020, 08:20 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)