11-29-2021, 01:22 PM
7. Siguria
7.1 SIGURIA E INFORMATAVE
Ç'ështe siguria e informatave?
Fjalëkalimi
Rëndësia e fikjes së kompjuterit
Ç'është UPS?
Çka nëse kompjuteri juaj nuk punon?
User ID dhe fjalëkalim-i
Keqpërdorimi i informatave të fshira
Backup-i (krijimi i kopjeve rezerë)
7.2 VIRUSËT E KOMPJUTERËVE
Çka janë virusët e kompjuterëve?
Virusët e kompjuterëve janë programe të vogla me qëllim të manipulimit ose shkatërrimit të shënimeve tuaja ose edhe qasjes në kompjuterin tuaj. Kompjuteri juaj mund të infektohet me virus përmes:
Shumë antarë (gamera) besoj që si te shikojnë që është vetëm tekst atëhere menjëhere largohen nga tema, këtë e shkruajta për përsonat që janë duke studiuar INFORMATIKEN gjithashtu edhe për ata që i'u intereson të dijnë më shumë rreth informatikës.
Mësimi i shkruar nga Armand
ITUTORIALS
7.1 SIGURIA E INFORMATAVE
Ç'ështe siguria e informatave?
- Ky është term gjeneral i cili nënkupton mbrojtjen nga virusët dhe hakerët, rregulla për dhënien dhe ruajtjen e fjalëkalime-ve, kontrollin e qasjes si dhe procedurat e backup-it të të dhënave.
- Jo vetëm humbja e një laptop-i mund të shkaktojë pasoja, por këtë mund ta shkaktojë edhe humbja e një telefoni mobil. Vetëm imagjinoni se çfarë do të ndodhte po të mos e kishit listën e numrave telefonikë të rëndësishëm, dhe imagjinoni sa kohë ju është dashur për ta krijuar atë listë. Sigurisht se humbja është gjë e papërshtatshme, por pasojat mund të jenë edhe më të rënda nëse keq përdoren informatat të cilat gjenden aty. Kjo është arsyeja pse ju duhet ta aktivizoni mbrojtjen me fjalëkalim edhe në telefonin tuaj mobil.
Fjalëkalimi
- Shumica e sistemeve kompjuterike përdorin fjalëkalim-in si masë primare të sigurisë për ta kontrolluar qasjen e përdoruesve në të. Këta fjalëkalim-ë duhet të zgjidhen me kujdes në mënyrë që të mos jenë të lehtë për tu qëlluar ose thyer. Fjalëkalim-i nuk guxon ti jepet askujt!
Rëndësia e fikjes së kompjuterit
- Me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në kompjuter mund t'i humbni shumë shënime. Përdorni UPS-a!
Ç'është UPS?
- UPS-i (Un-Interruptible Power Supply) është pajisje e cila ju mundëson që kompjuteri juaj edhe pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të mos ndalet dhe t'ju mundësojë që në mënyrë të rregullt ta fikni atë.
Çka nëse kompjuteri juaj nuk punon?
- Kurrë mos e hapni shtëpizën e kompjuterit e as monitorin, me këtë punë duhet të mirren vetëm specialistët. Kontaktoni me teknikun e firmës ose servisin më të afërm të autorizuar.
User ID dhe fjalëkalim-i
- User ID përdoret për t'u kyçur në kompjuter, ose në kompjuter të rrjetit. Këtë mund ta dinë edhe të tjerët, por password-in do të duhej ta dini vetëm ju. Password-i do të duhej të ishte së paku 8 karaktere i gjatë, shkronja dhe numra. Password-in duhej ndërruar në mënyrë periodike.
Keqpërdorimi i informatave të fshira
- Kur ta fshini një fajll nga hard-disku, ai mbetet në shportë. Fshijeni atë edhe nga shporta. Kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të kthehet. Ka programe që ofrojnë mundësi ta kthejnë atë fajll. Kur ta formatizoni harddisk-un ose floppy-n, kjo nuk do të thotë se të dhënat tuaja nuk mund të jenë të qasshme nga specialistët. Mënyra më e sigurt për tu ndarë prej një harddisk-u, floppy ose pajisje tjetër për ruajtjen e të dhënave, është shkatërrimi fizik i asaj pajisje.
Backup-i (krijimi i kopjeve rezerë)
- Pas punës së gjatë, harddisku mund të shkatërrohet dhe të humbin shënimet. Për këtë arsye, krijoni me kohë rezervën (backup-in) e shënimeve tuaja (komplet ose incremental). Kopjen e krijuar ruajeni në ndonjë vend të sigurt, mundësisht jashtë objektit ku punoni.
7.2 VIRUSËT E KOMPJUTERËVE
Çka janë virusët e kompjuterëve?
Virusët e kompjuterëve janë programe të vogla me qëllim të manipulimit ose shkatërrimit të shënimeve tuaja ose edhe qasjes në kompjuterin tuaj. Kompjuteri juaj mund të infektohet me virus përmes:
- internetit: shkarkim-i dhe hapja e fajllave të infektuar
- email programit: pranimi dhe hapja (ekzekutimi) e fajllave të bashkangjitur
- rrjetit: një virus mund të ketë hyrë në rrjetin e një firme dhe me atë virus infektohen të gjithë klientët e serverit të infektuar
Shumë antarë (gamera) besoj që si te shikojnë që është vetëm tekst atëhere menjëhere largohen nga tema, këtë e shkruajta për përsonat që janë duke studiuar INFORMATIKEN gjithashtu edhe për ata që i'u intereson të dijnë më shumë rreth informatikës.
Mësimi i shkruar nga Armand
ITUTORIALS
Mos Kërkoni ndihma në PM sepse nuk ju përgjigjem !
![[Image: 261nl3n.gif]](http://i56.tinypic.com/261nl3n.gif)
█ Si ti gjejmë drivers në mënyrë manuale
█ Komprimimi i të dhënave
█ Siguria
█ Si të rinovojmë IP Adress të kompjuterit tuaj?
![[Image: 261nl3n.gif]](http://i56.tinypic.com/261nl3n.gif)
█ Si ti gjejmë drivers në mënyrë manuale
█ Komprimimi i të dhënave
█ Siguria
█ Si të rinovojmë IP Adress të kompjuterit tuaj?

