Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Kinezët ndërtuan 30 kate për 15 ditë (Video)
#1
Kinezët ndërtuan 30 kate për 15 ditë (Video)

Kina mund të mburret edhe për një risi në arkitekturë – ndërtimin më të shpejtë në planet.

Një Kompani e ndërtimit, në qytetin Changsha të Kinës, ngriti një hotel me 30 kate vetëm për 15 ditë.

Ark Hotel është ndërtuar nga kompania ndërtimore, e cila merret kryesisht me arkitekturën e qëndrueshme. Hoteli është ndërtuar për t’i rezistuar tërmetit prej nëntë shkallë Rihter, që do të thotë se është pesë herë më rezistuese sesa objektet tjera.

Ndërtesa është e izoluar mirë dhe rezistente ndaj zhurmave, ndërsa në secilën dhomë janë ndërtuar matësit e kualitetit të ajrit, pasi Kina po përballet me problemet e ndotjes së ambientit.

E njëjta kompani mbante rekordin e mëparshëm për ndërtimin më të shpejtë, kur një ndërtesë prej 15 kateve e ndërtuan vetëm për gjashtë ditë. Por, ndërtesa e re është shumë më mbresëlënëse. /Telegrafi/

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=1QiuqfDDp1Y[/youtube]
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Kinezët ndërtuan 30 kate për 15 ditë (Video) - by BAAM - 11-01-2021, 07:35 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)