10-29-2021, 01:30 PM
![[Image: f.0105095043929_m.jpg]](http://www.telegrafi.com/fo/fun/f.0105095043929_m.jpg)
Stjuardesat e një kompanie ajrore nga Zelanda e Re i shërbyen sherbet pilotit për ta qetësuar, pasi njoftoi për një pamje të pazakontë dhe të frikshme, njoftojnë mediat britanike.
Duke fluturuar në lartësinë mbi 2000 metra për kompaninë ajrore të Zelandës së Re nën aeroportin e Christchurch, pilotit iu paraqit një – një peshkaqen.
Kryetari i shoqatës së pilotëve të Zelandës së Re Glen Kenny sqaroi se ai ishte vetëm një balon me helium në formë të peshkaqenit. “Baloni me helium nuk do ta kishte dëmtuar shumë motorin sepse heliumi është gaz inert. Megjithatë ka mundur të shkaktoj dëme të vogla. Rreziku më i madh ka qenë frikësimi i pilotit”.
Dukuria e pazakontë ndodhi për shkak se momentalisht në Zelandën e Re po mbahen lojërat e popullarizuara të njohura si “Air Swimmers” ose “notuesit e ajrit” ku balona deri në pesë metra e gjysmë të mbushur me helium navigohen me teledirigjues.
Balonat krijohen në forma të ndryshme të peshqve, ndërsa ata mund të drejtohen edhe nga largësi tepër të mëdha. /Telegrafi/

