Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
A e dini se?
#6
Pjesa e dyte [ 100 kuriozitete ] .

41. Sa eshte siperfaqja e Tokese
Siperfaqja qe Toka mbulon eshte 510,100,000 kilometra katror.

42. Kush eshte liqeni me i madh ne botee
Nga masa dhe volumi eshte Liqeni Kaspik, i vendosur mes Evropes jugore dhe Azise perendimore.

43. Ku ndodh pjesa me e madhe e termeteve dhe shperthimeve vullkanike ne Tokee
Pjesa me e madhe ndodh pergjate kufijve te qindrave plateve te medha qe pluskojne ne siperfaqen e Tokes. Nje prej plateve me aktiv ku termetet dhe shperthimet jane te zakonshme eshte perreth platese masive te Paqesorit, e njohur si “rrethi i zjarrit ne Paqesor”. Shkundet e lekundet nga Japonia ne Alaske dhe ne Ameriken e Jugut.

44. Sa te nxehta jane te perbrendshmet e planetevee
Temperatura e Tokes rritet me 20 grade Celsius per edo kilometer nentoke. Prane qendres, mendohet te jete 3,870 grade Celsius.

45. Cilat jane tre vendet qe kane numrin me te madh te vullkaneve aktivee
Tre vendet e para jane Indonezia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara ne rend zbrites.

46. Sa ne rrezik jane njerezit e botes nga vullkanete
Sa per vitin 2000, shkencetare kane vleresuar se vullkanet kane rrezikuar 500 milione njerez. Kjo krahasohet me gjithe popullsine e botes ne fillim te shekullit te 17-te.

47. Cili prej burimeve te meposhtme mban volumin me te madh te ujit te fresket ne bote: liqenet, lumenjte apo ujerat nentokesoree
Uji nenujor perfshin nje volum 30 here me te madh se te gjitha liqenet me uje te fresket dhe ze 3 mije here me shume volum se lumenjte dhe liqenet e tokes. Uji nentokesor mbahet ne akuaferet natyrale nentokesor, ne te cilat uji rrjedh perqark dhe permes gurit dhe materialeve te tjera.

48. Cili termet ishte me i madh, termeti i vitit 1906 ne San Francisko, apo termeti i vitit 1964 ne Anchorage, Alaskee
Termeti ne Anchorage kishte nje magnitude prej 9,2 ballesh, ndersa termeti ne San Francisko kishte nje magnitude prej 7.8 ballesh. Ky ndryshim ne magnitude barazon me 125 here me shume energji nga sa u elirua ne termetin e vitit 1964 dhe kjo eshte arsyeja pse termeti ne Anchorage u ndje ne nje zone prej 1,295,000 kilometrash katrore.

49. Cili termet vrau me shume njerez, ai i vitit 1906 ne San Francisko, apo termeti i vitit 1964 ne Anchorage, Alaskee
Termeti i vitit 1906 ne San Francisko ia kalon kesaj kategorie. Per shkak te tij gjeten vdekjen 700 persona ne krahasim me 114 qe vdiqen nga termeti ne Anchorage. Demet ne San Francisko ishin me te medha per shkak te zjarreve qe shkaterruan te gjitha strukturat e drurit te asaj kohe.

50. A eshte e forte korja e Tokese
Pjesa e brendshme e kores se tokes mendohet te jete e forte. Por pjesa e jashtme e kores duket e bute. Perderisa askush nuk ka qene atje, shkencetaret nuk jane te bindur per perberjen e sakte. Ideja e lindur nga Hollivudi eshte te dergohet nje sonde atje per te mesuar me shume.

51. A rrotullohet Toka me te njejtin riteme
Korja e forte e brendshme, nje mase hekuri e krahasueshme me masen e Henes, rrotullohet me shpejt se pjesa e jashtme e kores se hekurit, e cila eshte e lengshme. Nje studim i vitit 1996 tregon se gjate shekullit te meparshem, shpejtesia ka bere qe korja e brendshme te fitoje nje eerek kthese ne teresine e planetit. Presioni i madh e mban ate solide.

52. Sa njerez jane vrare nga vullkanet gjate 500 viteve te fundite
Te pakten 300 mije. Mes vitit 1980 dhe 1990, aktiviteti vullkanik vrau te pakten 26 mije njerez.

53. Sa per qind e siperfaqes se Tokes perbehet nga shkemb vullkanike
Shkencetaret vleresojne se me shume se tre te katertat e siperfaqes se Tokes ka nje origjine vullkanike, domethene shkembinjte ose kane shperthyer nga vullkanet ose jane formuar nga shkembinjte e shkrire qe jane ftohur nentoke, dhe si pasoje kane dale ne siperfaqe. Pjesa me e madhe e shkembinjve vullkanike te Tokes gjenden ne nivelin e detit.

54. A shkakton termeti nje tsuname
Nese termeti lind nen oqean, atehere po. Prane epiqendres se termetit, niveli i detit rritet dhe bie, duke e shtyre te gjithe ujin mbi te lart e poshte. Kjo levizje krijon nje vale qe udheton nga jashte ne te gjitha drejtimet. Nje tsunami mund te jete masive, por mbetet e ulet ne lartesi kur uji eshte i thelle. Kur afrohet prane bregut, forcohet dhe arrin lartesine e ndertesave te larta. Nje e tille u nxit ne vitin 1964 dhe mbuloi qytetin e vogel kalifornian, Crescent City, gjate se ciles makinat leviznin me metra te tera dhe shume njerez humben jeten. Edhe asteroidet shkaktojne tsunami.

55. A jane te gjithe tsunamet vale te larta kur godasin vijen bregdetaree
Jo, ne kundershtim me shume imazhe artistike te tsunameve, pjea me e madhe nuk rezultojne ne vale te medha. Pjesa me e madhe prej tyre vijne ne breg si batica te forta dhe te shpejta. Uji mund te ngrihet me lart se edo vale qe njeriu ka pare.

56. Sa siperfaqe te Tokes zene shkretetirate
Rreth nje te treten.
57. Cili eshte vendi me i thelle ne oqeane
Thellesia me e madhe e njohur eshte 11 kilometra, ne Mariana Trench, ne oqeanin Paqesor ne jug te Japonise prane ishujve Mariana.

58. Cila eshte era me e shpejte e regjistruar ndonjehere ne siperfaqee
Era me e shpejte “e zakonshme” ka pasur nje shpejtesi prej 372 kilometrash ne ore, dhe eshte regjistruar ne Malin Uashington, New Hampshire, ne 12 prill te vitit 1934. por gjate nje tornadoje ne maj te vitit 1999, ne Oklahoma, shkencetaret kane regjistruar nje ere me shpejtesi 513 kilometrash ne ore. Per krahasim, ererat e Neptunit mund te arrijne ne 1,448 kilometra shpejtesi.

59. Sa eshte sasia e ujit te fresket qe ruhet ne Tokee
Me shume se dy milione milje kubike me uje te fresket ruhet ne planetin tone, gati gjysma e saj prej nje siperfaqe prej gjysme miljeje. Edhe Marsi duket se ka shume uje prane siperfaqes se tij, por ajo qe eshte diktuar deri tani eshte e mbledhur si akull; askush nuk e ka llogaritur se sa mund te kete.

60. Sa e vjeter eshte Tokae
Planeti yne eshte me shume se 4.5 miliarde vite i vjeter, pak fare me i ri se sa Dielli. Evidencat e koheve te fundit kane treguar se Toka eshte formuar shume me heret se sa eshte besuar me pare, vetem 10 milione vite pas lindjes se Diellit, nje eveniment diellor i cili ka ndodhur 4.6 miliarde vite me pare, edhe pse provat nuk jane te sigurta.

61. Cila eshte shkretetira me e madhe ne botee
Shkretetira e Saharase ne Afriken e Jugut eshte me shume se 23 here me e madhe se masa e shkretetires Mojave ne Kalifornine jugore.

62. Cili planet ka me shume hena, Toka apo Marsie
Marsi ka dy satelite, quhen Phobos dhe Deimos. Toka ka vetem nje satelit natyral, dhe eshte Hena. Planetet e jashtem kane shume Hena, pjesa me e madhe e tyre jane zbuluar kohet e fundit, duke i hapur rruge mundesise qe shkencetaret nje dite te riperkufizojne ate qe do te thote hene.

63. Cili eshte liqeni me i thelle ne botee
Liqeni Baikal ne pjesen qendrore jugore te Siberise eshte 1.7 kilometer i thelle. eshte rreth 20 milione vite i vjeter dhe mban 20 per qind te ujit te fresket te Tokes.

64. Cila eshte origjina e fjales “vullkan”e
Vjen nga “vulcan”, perendia romak i zjarrit.

65. Sa minerale njihen se ekzistojnee
Ne bote njihen gati 4 mije minerale, edhe pse vetem 200 jane shume te rendesishme. Gati 50-100 minerale pershkruhen edo vit.

66. efare mase ka i gjithe uji ne botee
Totali i ujit ne bote eshte 326 milione milje kubik.

67. Cili eshte ishulli me i madh ne botee
Grinlanda mbulon 2,176,000 kilometra katrore. Kontinente zakonisht perkufizohen si masa te medha te perbera nga shkembinj me densitet te ulet qe lundron ne materialin e shkrire nen te. Grinlanda i perputhet ketij perkufizimi, por eshte vetem nje e treta e mases se Australise. Disa shkencetare e quajne Grinlanden nje ishull, te tjere thone se eshte nje kontinent.

68. Ku ndodhen pjesa me e madhe e vullkaneve ne Tokee
Tipari me te dallueshem topografik ne Toke eshte zinxhiri malor vullkanik qe rrethon planetin nen uje, zinxhir qe shtrihet me shume se 48 kilometra dhe ngrihet 5.5 kilometra mbi dyshemene e detit. Quhet vargmali mes-oqean dhe eshte atje ku platete e Tokes ndahen kur korja e re del ne siperfaqe, pra aktiviteti vullkanik. Ka me shume vullkane ketu ne toke. Mbledhja ndodh ne vende ku keto plate perplasen me kontinentet. Rezultati: Me shume vullkane dhe termete ne vende te tilla si Kaliforni dhe Japoni.

69. Cili eshte vullkani qe ka vrare me shume njereze
Shperthimi i vullkanit Tambora ne Indonezi ne vitin 1815 vleresohet te kete vrare
90 mije njerez. Pjesa me e madhe humben jeten nga uria pas shperthimit, per shkak te shkaterrimit te te korrave dhe nga ndotja e ujit dhe semundjet.

70. A jane ndare Toka dhe Hena ne lindjee
Jo ekzaktesisht. Por teoria kryesore thote se sateliti yne i preferuar eshte gdhendur pjeserisht nga Toka pasi ajo eshte formuar. Nje objekt me masen e Marsit eshte perplasur me planetin tone te ri. Ky planet eshte shkaterruar. Mbeturinat fluturuan tjeterkund dhe nje pjese e saj shkoi ne orbiten e Tokes. Hena e mblodhi veten nga mbetjet e avulluara te perplasjes, ndersa Toka mbeti pak a shume e paprekur.

71. Sa vetetima bien ne bote edo sekondee
Mesatarisht rreth 100. Por kjo shifer eshte vetem per ato qe godasin token. Gjate edo minute bien me shume se nje mije stuhi perreth Tokes, duke shkaktuar 6 mije vetetima. Pjesa me e madhe prej tyre shkon nga reja ne re.

72. A jane lumenjte e gjallee
Jo ne kuptimin tradicional. Por ashtu si gjithe krijesat e gjalla, lumenjte kane nje jetegjatesi. Ata lindin, rriten ne mase dhe plaken. Madje mund te vdesin gjate hapesires se kohes gjeologjike.

73. A mund te krijojne asteroidet ishuje
Spekulimet kane ekzistuar per dekada se impaktet e lashta te asteroideve mund te krijojne pika te nxehta te aktivitetit vullkanik, e cila mund te rrise malet qe dalin nga deti dhe qe s’kane qene atje. Nuk ka nje pergjigje te sakte per kete pyetje, por nje model i fundit kompjuterik sugjeroi se Hauai eshte formuar ne kete menyre.

74. Shteti i Luizianes, po rritet apo po tkurrete
Luiziana humb rreth 78 kilometra katror te tokes edo vit per shkak te erozionit bregdetar, tufaneve dhe shkaqeve te tjera njerezore, dhe per shkak te rreshqitjes, qe do te thote fundosje. Pjesa me e madhe e Nju Orlinsit eshte 3.4 metra nen nivelin e detit. Pjese te lagjes franceze jane zhytur 60 centimetra ne 6 dekadat e fundit. Qyteti mbrohet nga digat, por te gjithe ekspertet jane ne nje mendje se baticat e stuhive nga i njejti drejtim, te cilat shkaktohen nga uraganet, mund te prishin kete sistem dhe te fundosin pjesen me te madhe te qytetit. Ne vitin 2000, drejtori i Sondazhit Gjeologjik te SHBA-se, Chip Groat tha: “Me kete shpejtesi zhytjeje, humbjen e tokes se njome dhe rritjen e nivelit te detit, Nju Orlinsi mund te jete ne pragun e zhytjes shekullin e ardhshem.

75. Sa do te ngriheshin detet nese akulli antarktik do te shkrintee
Akullnaja e Antarktides mban gati 90 per qind te akullit te botes dhe 70 per qind te ujit te saj te fresket. Nese i gjithe akulli do te shkrinte, niveli i detit do te rritej me 220 kembe, ose do te arrinte lartesine e nje ndertese me 20 kate. Shkencetaret e dine se procesi i shkrirjes ka filluar. Kombet e Bashkuara thone se me e keqja qe mund te ndodhe, ne varesi te rritjes se temperaturave te ajrit globale, eshte qe detet te rriten me 1 meter deri ne vitin 2100.

76. A eshte akulli nje minerale
Po, akulli eshte nje mineral dhe formalisht pershkruhet keshtu ne Sistemin Dana te Mineralogjise.

77. Cili eshte minerali me i butee
Talku eshte minerali me i bute. Perdoret per te perdorur pudren talk.

78. Cili eshte minerali me i fortee
Ai te cilit nuk i mbetet asnje vlere emocionale pas nje divorci, edhe pse ruan vleren monetare.

79. Cilat jane ngjyrat qe dalin nga nje fishekzjarre
Ngjyrat dalin nga elementet minerale te marra nga Toka. Stronciumi jep te kuqen e ndezur, bakri jep blune, sodiumi jep te verdhen dhe tallashi i hekurit dhe copat e qymyrgurit japin shkendijat e arta. Flaket e shndritshme dhe zhurma e forte vjen nga pudra e aluminit.

80. A ka Toka motin me te keq ne sistemin diellore
Deri tani, eshte moti me i keq qe njerezit kane perjetuar. Por universi ka mote edhe me te keqija. Ne Mars mund te formohen uragane-stuhi kater here me te medha se Teksasi. Stuhite e pluhurit ne planetin e kuq mund te turbullojne te gjithe globin! Jupiteri ka nje uragan dy here me te madh se masa e planetit tone dhe zgjati per te pakten tre shekuj (nje tjeter stuhi ne Jupiter eshte edhe me i madh). Aferdita eshte nje ferr i vertete, dhe Plutoni eshte me i ngrire se vendi me i ftohte ne Toke (edhe pse nje dite mund te ndryshoje dhe Plutoni mund te behet oazi i fundit per jeten).

81. Ku jane baticat me te lartae
Ne Burntcoat Head, Minas Basin, pjese e Gjirit Fundy ne Nova Scotian, baticat mund te arrijne 11.7 metra lartesi. Gjiri ka formen e hinkes, fundi zgjerohet lart nga gryka e oqeanit. Rezultati eshte nje “kanal baticor”.

82. Ku eshte akullnaja e vetme e botese
Mt. Cotopaxi ne Ekuador mban te vetmen akullnaje ne ekuator.

83. Cili eshte liqeni me i madh ne Ameriken e Veriute
Liqeni Superior.

84. Cili eshte tufani me i tmerrshem qe ka prekur Shtetet e Bashkuarae
Nje uragan i kategorise 4 goditi Galveson-in, Teksas ne vitin 1900 dhe vrau me shume se 6 mije persona. Uragani tjeter qe ka shkaktuar me shume vdekje ishte ai i vitit 1928 ne Florida, ne te cilen humben jeten 1900 persona.

85. Cili eshte zinxhiri me i gjate malor ne Tokee
Vargmali Mid-Atlantik, i cili ndan gati gjithe oqeanin Atlantik nga veriu ne jug. Islanda eshte nje vend ku ky zinxhir malor i nendetit ngrihet mbi nivelin e detit.

86. Sa ar eshte zbuluar ne te gjithe botene
Me shume se 193,000 tone metrike. Nese do t’i mblidhnim te gjitha se bashku, atehere do te formonim nje kub shtatekatesh qe do t’i ngjante nje prej ndertesave te Donald Trump. Por ne fillim duhen gjetur gjithe ato unaza qe kane rene ne lavaman.

87. Cilat jane dy vendet qe prodhojne me shume are
Afrika e Jugut prodhon 5300 tone metrike ne vit, dhe Shtetet e Bashkuara prodhojne me shume se 3200 tone metrike ne vit.

88. Cila eshte ajo bime e Amerikes se Veriut qe mund te jetoje per mijera vitee
Per shkurren katran, e cila rritet ne shkretetirat Mojave, Sonoran dhe Chihuahuan, rezultatet me radiokarbon kane treguar se ka jetuar qe nga lindja e Krishtit. “Disa prej ketyre bimeve mund te durojne per 10 mije vite”, thone shkencetaret. Sikur te mund te flisnin.

89. Mesatarisht, sa uje ne dite konsumohet ne te gjithe botene
Pergjigja eshte 400 miliarde galone.

90. A eshte Saturni i vetmi planet me unazae
Saturni ka unazat me te dukshme. Por Jupiteri dhe Neptuni jane sisteme te holla unazash, ashtu si Urani. Madje dhe Toka mund te kete qene dikur nje planet me unaza.

91. Cili eshte kontinenti me i larte, me i thate dhe me i ftohte ne Tokee
Pergjigjja do te ishte Antarktida.

92. Ne efare thellesie ndodhin termetete
Pjesa me e madhe e tyre ndodh ne me pak se 80 kilometra nga siperfaqja e Tokes. Termetet me te ceketa shkaktojne deme me te renda, por forca shkaterruese e nje termeti varet nga kushtet e shkembit dhe dheut, si dhe ne metodat e ndertimit te banesave.

93. Ku jane gjetur shkembinjte me te vjeter ne botee
Meqe tabani i oqeanit rigjenerohet vazhdimisht, ndersa platete kontinentale levizin ne siperfaqen e Tokes, shkembinjte me te vjeter ne dyshemene e oqeanit jane me pak se 300 milione vite te vjetra. Ne kontrast, shkembinjte me te vjeter kontinentale jane 4.5 miliarde vite te vjeter.

94. Sa per qind e ujit te fresket te botes ruhet si akulle
Rreth 70 per qind. Dhe nese do t’ju duhej ta zevendesonit te gjithen, do t’ju duheshin 60 vite shi ne te gjithe globin, pastaj duhet te mendonit nje menyre per ta ngrire te gjithen.

95. Cili eshte liqeni alpin me i madh ne Ameriken e Veriute
Liqeni Tahoe ne kufirin Kaliforni-Nevada ka nje siperfaqe prej 105 mije akrash, mban 39 trilione galon uje dhe eshte gati 488 metra e thelle.

96. A kane ekzistuar gjithmone kontinentete
Jo ashtu sie i njohim ne sot. Shume shkencetare thone se Toka e pati zanafillen si nje kontinent i madh, e thate si nje kocke. Uji erdhi si kometat, supozimet vazhdojne dhe keshtu u zhvilluan oqeanet. Kohet me te fundit, masat e tokes se botes u grumbulluan ne nje superkontinent me emrin Pangaea. Kontinenti filloi te thyhej 225 milione vite me pare, dhe si perfundim u fragmentua ne kontinentet qe ne njohim sot.

97. Sa hi vullkanik bie ne nje ditee
Gjate periudhes nente-oreshe te aktivitetit me energjetik te vullkanit ne malin St.Helen me 18 maj te vitit 1980, ai hodhi me shume se 540 milione tone hi ne nje siperfaqe prej 56,980 kilometrash katrore. Ky ishte shperthimi me shkaterrues vullkanik i njohur deri me sot ne Shtetet e Bashkuara. Pesedhjete e shtate njerez humben jeten nga shperthimi, perfshire dhe shkencetarin Dr. David Johnston, i cili po monitoronte 8 kilometra larg vullkanit. Demi qe rreshqitjet dhe hiri qe ra nga qielli shkaktuan ishte 1 miliarde dollare.

98. Cilat jane vendndodhjet me ekstreme ne Shtetet e Bashkuarae
Pika me perendimore quhet West Point ne ishullin Amatignak, Alaske. Pika me veriore quhet Point Barrow, Alaske. Pika me veriore eshte maja jugore e ishullit Hauai. Pika me lindore eshte Pochnoi Point, ne Semisopochnoi, Alaske. Maja e ishullit Aleutian shtrihet ne anen tjeter te vijes te gjatesise 180 gradeshe, pra Pochnoi Point eshte zyrtarisht ne Hemisferen Lindore.

99. Nese do t’i sajonim Token, Henen dhe Marsin si kukullat matrushka, si do te renditeshine
Marsi do te futem brenda Tokes, dhe Hena do te futej shume mire brenda Marsit. Toka eshte gati sa dyfishi me i madh se Marsi, i cili eshte sa dyfishi me i madh se Hena.

100. A do te jete gjithnje ketu Toka
Astronomet mendojne se pas disa miliarda vitesh, Dielli do te bymehet kaq shume sa do te mbuloje Token. Nese ne do te jemi perseri ketu, me siguri do te skuqemi dhe planeti do te avulloje. Megjithate, ekziston nje mundesi qe nje mase ne ndryshim e Diellit te beje qe Toka te levize ne nje orbite me te larget e te mire. Nje llogaritje matematikore tregon se eshte teorikisht e mundur per njerezit qe te sajojne nje levizje te tille para se te jete
suppo^

[Image: ?di=MF1X]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
A e dini se? - by XLN7 - 04-04-2020, 07:48 PM
Re: A e dini se? - by ArlindXh - 04-05-2020, 11:07 AM
Re: A e dini se? - by suppo ^^666 - 04-05-2020, 08:48 PM
Re: A e dini se? - by suppo ^^666 - 04-05-2020, 08:50 PM
Re: A e dini se? - by suppo ^^666 - 04-05-2020, 08:55 PM
Re: A e dini se? - by suppo ^^666 - 04-05-2020, 08:57 PM
Kurozitete Interesante... - by ps1kk'z. - 04-14-2020, 01:57 PM
Re: A e dini se? - by jazon - 09-01-2020, 07:06 PM
Re: A e dini se? - by Lizardi - 09-20-2020, 12:22 PM
Re: A e dini se? - by dr.. - 09-22-2020, 01:00 PM
Re: A e dini se? - by iceboy - 09-27-2020, 11:40 PM
Re: A e dini se? - by 4LBBiG. - 10-05-2020, 03:20 PM
Re: A e dini se? - by jazon - 10-06-2020, 04:57 PM
Re: A e dini se? - by fREELife - 10-08-2020, 12:58 PM
Re: A e dini se? - by 4LBBiG. - 10-22-2020, 08:44 PM
Re: A e dini se? - by wispeN - 02-07-2022, 11:57 AM
Re: A e dini se? - by eSK heNd - 02-07-2022, 05:00 PM
Re: A e dini se? - by snoperOK - 02-08-2022, 10:59 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)