Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Keni parë propozim si ky? (VIDEO)
#1
[Image: dcf0943ec9.jpg]

Asnjëherë më parë nuk ishte parë një parashikim i motit si në kanalin amerikan të lajmeve “WJBF”, pjesë e rrjetit gjigant “ABC”.

Ndërsa vajza e parashikimit të motit u shfaq në televizion për të bërë parashikimin e zakonshëm, i dashuri i saj doli përpara kamerave, u ul në gjunjë dhe i kërkoi të martoheshin në mënyrë tërësisht të papritur, shkruan tabloidi britanik "Mirror".

E shtangur, prezantuesja Jenna Lee Thomas mundi të thonte vetëm “të dua” dhe u puth përpara miliona shikuesve, duke pranuar kështu të bënte hapin madhor në jetë.

Ndërkohë, në faqen e internetit të kanalit televiziv, shikuesit të zbavitur komentonin: “Moti për nesër? Pa re aq sa të sheh syri”, ndërsa të tjerë vlerësonin guximin e partnerit, që rrezikoi duke bërë propozimin live, pasi në rast se do të ishte refuzuar, do të ishte bërë një “turp kombëtar”. /albeu.com
/


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=E5fEIQU8rOM[/youtube]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Keni parë propozim si ky? (VIDEO) - by uranglobal - 10-05-2021, 08:29 PM
Re: Keni parë propozim si ky? (VIDEO) - by purge - 10-14-2021, 06:06 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)