09-24-2021, 05:47 PM
![[Image: vvogel.jpg]](http://publialb.com/wp-content/uploads/2011/12/vvogel.jpg)
Një vogëlushe në Britani, pasi ka bërë tre operacione në zemër po mbahet gjallë vetëm nga përdorimi i Viagrës. Cerys Small është vetëm 10 muajshe dhe ka lindur me një defekt në zemër.
Që nga dita e lindjes dhe deri në këto momente doktorët janë detyruar t`i bëjnë tre operacione dhe aktualisht ilaçi që po e mban në jetë deri në momentin që të jetë gati për ndërhyrje të tjera është stimuluesi seksual Viagra.
Viagra ndihmon vogëlushen në qarkullimin e gjakut. Prindërit e saj mbetën shumë të çuditur kur morën recetën me ilaçe nga mjekët. Ajo çfarë është më e rëndësishme për ta është kohëzgjatja e efektit pozitiv që ka viagra, në mënyrë që Cerys t`i nënshtrohet operacioneve të tjera deri në një shërim të plot./publialb.com
J U V E N T U S <3

