09-14-2021, 04:57 PM
![[Image: caaecd35b7.jpg]](http://i28.lulzimg.com/caaecd35b7.jpg)
Në të njëjtën kohë me përvjetorin e shtatë të World of Warcraft i cili edhe pse po humbet lojtarë ende e mban titullin e MMORPG-së më të popullarizuar, Bizzard paralajmëroi edhe një reklamë të re televizive.
Materialet e deritashme reklamuese kishin mysafir yje të shumtë nga bota e filmit dhe ajo e televizionit, e më i riu sjell para jush vet Chuck Norrisin.
Shumë njerëz në mënyrë sarkastike mund të kujtojnë se edhe vet World of Warcraft është një temë mjaftë e zhvatur dhe jo interesante, por autorëve duhet të ju japim dorën për origjinalitetin e videos dhe komentit përcjellës që e përcjell atë.
Në të vërtetë, siç thuhet në faqet zyrtare të WoW: “ Chuck Norris nuk ka derdhur as një pikë djersë gjatë incizimit të videos. Në vend të kësaj, ai e bëri regjisorin të qaj dhe u freskua me lotët e tij”. /Telegrafi/
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=qRjdZE1SB3A[/youtube]
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


