04-05-2020, 08:44 AM
Ibn Umeri r.a. transmeton se Pejgamberi alejhis selam ka thënë : ’’ O muhaxhirun! Bëni kujdes nga pesë gjëra : nëse sprovoheni me to ose gjenden në mesin e tuaj,i kërkoj Allahut të mos i arrini : Nëse imoraliteti pëehapet në një shoqëri dhe nuk ekziston ndjenja e turpit për përhapjen e tij dhe përmendjen e tij ( njerëzit flasin rreth tij sikur asgjë e keqe të mos kishte ndodhur) mes tyre do të shfaqen sëmundje që nuk kanë egzistuar tek paraardhësit e tyre. Nëse masin mangut ata do t’i përfshijë varfëria,rezervat do t’u pakësohen dhe udhëheqësi i tyre do të jetë një zullumqar. Nëse nuk e paguajnë zekatin e detyaruar mbi pronën e tyre,do t’u ndalohen reshjet nga qielli dhe po të mos ishin shtazët nuk do të binte shi. Nëse ata deklarojnë shkëputjen e lidhjeve të tyre me Allahun dhe të Dërguarin e Tij,do të udhëhiqen nga një armik që do të jetë i huaj për ta dhe do t’u marrë një pjesë të pasurisë së tyre. Nëse udhëheqësi i tyre nuk udhëheqë sipas ligjeve të librit të Allahut, ata njerëz do të përfshihen nga lufta civile’’.
( Hadith Hasen; Sahih Ibn Maxhe 4019)
Transmeton Ibn Maxhe,El Bezari dhe Bejhekiu.
( Hadith Hasen; Sahih Ibn Maxhe 4019)
Transmeton Ibn Maxhe,El Bezari dhe Bejhekiu.
![[Image: 17wfap.jpg]](http://i42.tinypic.com/17wfap.jpg)
Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë.

