Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
ArcadioN në vend të Sunde
#1
mTw kanë bërë të ditur se kanë vendosur të zëvendësojnë Christoffer "Sunde" Sunde me Timm "ArcadioN" Henriksen.

Kjo lëvizje e befasishme vjen vetëm pas më shumë se një jave pasi ekipin ishin pjesë e DSRack LAN #3 dhe Komplett Gamer Challenge #2, ku iu mohua një vend në finale në të dy turnet, pasi u mposhtën nga rivalet lokal Full-Gaming, në të dy rastet.

Sunde ishte me ekipin, që kur iu bashkua NoA nga Spirit of Amiga në vitin 2007, duke i ndihmuar ata në periudhën e tyre më të mirë në histori, me fitoret në turnet si KODE5, ESWC Masters dhe WCG.

Ai do të zëvendësohet nga Timm "ArcadioN" Henriksen, njëri nga dy lojtarët që ishin pjesë e ekipit vitin e kaluar, kur ai ishte në pushime në Afrikën e Jugut.

"Për një kohë të gjatë, më së tepërmi që kur Jonas (whimp) dhe Muhamed (mje) u larguan nga ekipi, ka pasur një atmosferë tjetër në ekip. Personalisht, ne nuk kemi kaluar shumë mirë kohët e fundit - dhe me rezultatet e fundit nga DSrack dhe Slaplive, ishte e çartë se diçka drastike duhej bërë," - tha Sunde për webfaqen e mTw.

"Ka pasur zgjidhje të ndryshme të propozuara, dhe në fund, ishte vendosur se pa mua në ekip, disa nga tensionet do të uleshin. Unë e kam konsideruar më parë mundësinë e largimit nga ekipi, sepse unë nuk ndjehesha 'në shtëpi' më - Ndjeva se ekipi ishte thyer dhe nuk pashë asnjë zgjidhje. Kjo padyshim është gjëja më e rëndë me të cilen duhet të përballem, por në të njejtën kohë kjo ndjehet edhe disi si lehtësim.


[Image: 1283022222.73.jpeg]

"Nëse do të luaj apo jo CS, unë vërtetë nuk mund të jap një përgjigje të drejtë. Siç duket, duhet të filloj të shikoj diçka të re për të bërë tani, por pasioni im për CS nuk do të vdes kurrë. Nuk dua të them se kam ndonjë pritje, por në qoftë se paraqitet oferta e duhur apo mundësia, do t'a pranoj atë."

Henriksen, i cili ka lënë kampionët e DSRack, Full-Gaming për t'iu bashkuar ekipit të ri, ka ndihmuar mTw të përfundojnë në vendin e dytë në Arbalet Cup Europe, ku ai ka luajtur si zëvendësues.

Me Sunde që nuk gjindet më, duket se Martin "trace" Bang do të marrë rolin e sniper te mTw, gjë të cilën ai e ka bërë rrallë.

mTw tani ka këtë përbërje:

[Image: dk.gif] Alexander "ave" Holdt
[Image: dk.gif] Danny "zonic" Sørensen
[Image: dk.gif] Martin "trace" Bang
[Image: dk.gif] Oliver "minet" Minet
[Image: dk.gif] Timm "ArcadioN" Henriksen
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
ArcadioN në vend të Sunde - by XLN7 - 08-24-2020, 09:19 AM
Re: ArcadioN në vend të Sunde - by blekzIII - 08-24-2020, 04:04 PM
Re: ArcadioN në vend të Sunde - by Lizardi - 08-26-2020, 10:10 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)