08-07-2021, 10:41 PM
Në moshën 66 vjeçare mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Ali Ahmeti. Aktori i shumë filmave, serialeve dhe plejadës së humoristëve të Kosovës u shua nga jeta pas një sëmundje të rëndë, me të cilën ishte ballafaquar një kohë të gjatë.
Por, edhe përkundër kësaj, ai sezonin e kaluar ishte aktiv me rolin e tij në serialin "Kafeneja Jonë" që transmetohet në RTK. Ali Ahmeti është një nga aktorët e mirënjohur kosovar, ndërsa gjithashtu njihet edhe si babai i nënkryetarit të Lëvizjes "Vetëvendosje!", Shpend Ahmeti.
Ngushellime

