07-28-2021, 05:44 PM
Nëse ju pëlqen pamja e sistemit operativ Android dhe doni që atë ta bashkoni me Windows, pakoja Android Skin do ta bëjë Windowsin të duket si sistemi operativ Android.
Android Skin Pack është një pako e shndërrimit, e zhvilluar nga Hamed Danger, që e shndërron Windowsin që e keni në kompjuterin personal në Android duke instaluar disa pako me ikona për aplikacione, pamja hyrëse e Androidit dhe më shumë.
Kryerja e këtij shndërrimi është mjaft e lehtë pasi që pakoja Android Skin është thjesht një instalues dhe nuk iu kërkon ndonjë gjë të vështirë. Për shkak se shpesh është mjaft vështirë të fshihen pakot e theme-ave të ndryshëm, do të ishte mirë që ta bëni një backup përpara se ta provoni këtë shndërrim.
Shkarkoni instaluesin e pakos Android Skin për Windows 7 [klikoni ketu per versionin 32 bit, klikoni ketu per versionin 64 bit.]
SI TA INSTALONI NË WINDOWS
- 1 Shkarkoni pakon Android Skin nga lidhja e mësipërme duke pasur parasysh edhe versionin e sistemit operativ që e keni instaluar.
- 2 Lëshojeni instaluesin, ku do të shihni një ekran me opsione të ndryshme si patchi UXTheme, skedarët dhe/ose ndonjë gjë shtesë. Klikoni në instalues pasi ta keni bërë zgjedhjen nga ato.
- 3 Sapo të mbarojë instalimi, ju do të ju kërkohet që ta rifilloni kompjuterin tuaj. Bëjeni këtë, pasi që të keni klikuar finish.
- 4 Pasi të ketë rifilluar sistemi, ju do të shihni një pamje të re dhe ndriçuese të sistemit operativ Android.
Tani ju e keni stolisur Windowsin tuaj me ndërfaqen e Androidit.
Vëmendje: Për çështje të sigurisë, ju mund ta krijoni një pikë kthyese në Windows 7 përpara se ta instaloni këtë theme. Nëse diçka nuk shkon mirë, ose nuk iu pëlqen, atëherë ju mund ta riktheni Windowsin në gjendjen e kaluar./pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


