Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S
#1
Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S

[Image: brendia-iphone4s.jpg]

Ndërkohë që investitorët janë në hall me rënien e aksioneve të kompanisë Apple pas lançimit të iPhone 4S, në anën tjetër, kompanitë teknologjike po merren me vlerësimet dhe analizat për këtë produkt.

Kompania UBM Techinsights sot publikoi një analizë të pjesëve nga të cilat përbëhet iPhone i ri.

Sipas raportit të kësaj kompanie, vetëm pjesët e iPhone 4S 32-gigabajtësh, kushtojnë 203 dollarë.

Flash memoria në kapacitetin prej 32 GB është pjesa më e shtrenjtë me 38 dollarë e pasuar nga ekrani me një kosto prej 31 dollarësh. Procesori A5 është vlerësuar me 26 dollarë ndërsa moduli për komunikimin pa tela (wireless) 8 dollarë.

Sipas UBM Techinsights, çmimi i pjesëve të iPhone 4 me kapacitetin prej 8 GB vlerësohet në 156 dollarë.

Dje Apple njoftoi se modeli i ri, që vjen në 3 opsione ka çmimet e mëposhtme:
16Gb 199 dollarë, 32Gb 299 dollarë, ndërkaq, kësaj radhe i shtohet edhe opsioni me 64GB që do të kushtojë 399 dollarë.

E çka është edhe më interesante, iPhone 4 modeli 8GB (i vjetër) do të shitet tani për vetëm 99 dollarë, ndërsa modeli më i vjetër, ai 3GS, versioni 8Gb, do të jepet falas.

Shitja e 4S do të nisë më 14 tetor, ndërkaq para-porositë do të nisin më 7 tetor. /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by BAAM - 07-28-2021, 08:14 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by XLN7 - 07-29-2021, 04:55 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by BAAM - 07-29-2021, 05:23 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by XLN7 - 07-29-2021, 08:22 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by iceboy - 07-29-2021, 10:00 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by S1CK2H - 07-29-2021, 10:14 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by XLN7 - 07-29-2021, 10:24 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by S1CK2H - 07-29-2021, 10:32 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by XLN7 - 07-29-2021, 10:34 PM
Re: Sa kushtojnë pjesët e iPhone 4S - by iceboy - 07-30-2021, 01:17 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)