08-12-2020, 11:37 AM
Sehl bin Sa’di, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, më trego për një punë, të cilën do ta bëj, që të më dojë Allahu dhe të më duan njerëzit.” I Dërguari i tha: “Mos e lakmo (bëhu zahid në) këtë botë, do të të dojë Allahu dhe mos lakmo atë që është te njerëzit, do të të duan njerëzit.” (Shënon Ibn Maxhe)

