08-12-2020, 11:36 AM
Ebu Dherre Gifari thotë se një ditë prej ditëve në vjeshtë, kishin dalë në rrugë bashkë me Resulull-llahun (salall-llahu alejhi ve selem) Gjethet binin. Nga një dru u thyen dy degë. Gjethet e tyre menjëherë u shkundën. Dhe më tha: "O Ebu Dherre! Kur muslimani fal namaz për kënaqësi të All-llahut, i hiqen (shkunden) gjynahet ashtu siç u shkundën gjethet e këtyre degëve". Këtë hadith e ka trasmetuar Imam Ahmedi.

