08-12-2020, 11:34 AM
Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdulvarithi, këtij Abdulazizi, i cili
transmeton nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"Një njeri ka qenë i krishterë dhe e pranoi Islamin. E mësoi suren El-Bekareh dhe Al
Imran. I shkroi Pejgamberit s.a.v.s. dhe përsëri u kthye në krishterizëm dhe filloi të flasë:
’Muhammedi nuk din kurrgjë me përjashtim të asaj që ia kam shkruar unë.’
Më vonë Allahu ia mori shpirtin dhe e varrosën, por të nesërmen toka e nxori jashtë.
Njerëzit thanë:
‘Kjo është vepër e Muhammedit dhe e shokëve të tij. Pasiqë ai iku nga ata, ata e kanë
nxjerrur dhe e kanë gjuajtur.’
Përsëri e varrosën në varr më të thellë, mirëpo toka të nesërmen përsëri e nxori jashtë, ata
përsëri thanë:
‘Kjo është vepër e Muhammedit dhe e shokëve të tij. E kanë nxjerrur shokun tonë sepse
iku nga ata, andaj e kanë gjuajtur.’
Ata edhe njëherë e varrosën, bile edhe më thellë, aq sa mundën. Mirëpo të nesërmen toka
përsëri e nxori jashtë. Atëherë kuptuan se kjo nuk është punë e njeriut dhe e lanë jashtë."
Transmeton Buhariu