08-12-2020, 11:33 AM
Parimi: Jo tërë ajo çfarë dihet duhet të thuhet, jo tërë ajo çfarë thuhet duhet të përhapet
Amr ibn Ebi Kurreh [rahimehullah] ka thënë:
"Ndërsa ishte në Medinë, Hudhejfe, i hidhëruar, ua përmendi disa burrave nga sahabët disa gjëra të cilat i thoshte i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]. Burrat që i dëgjonin këto gjëra nga Hudhejfeja, më pas, shkonin te Selmani për t'i kallëzuar çfarë kishte thënë Hudhejfe.
Selmani thoshte:
- Hudhejfe di më mirë për atë çfarë flet -.
Pastaj, ata ktheheshin te Hudhejfe dhe thoshin:
- Në i përmendëm fjalët tua tek Selmani dhe ai as nuk i pohoi, as nuk i mohoi.
Kështu, Hudhejfeja erdhi te Selmani, i cili gjendej në fermën e tij të perimeve, dhe tha:
- O Selman, çfarë të pengoi të pohoje atë që kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]?
- Vërtet, i dërguari i Allahut nganjëherë hidhërohej dhe u thoshte disa gjëra sahabëve. A nuk do të ndalesh derisa të mbjellësh dashuri në zemrat e njerëzve për disa njerëz dhe të mbjellësh urrejtje ndaj të tjerëve në zemrat e disa të tjerëve, deri në atë masë, saqë të ndahen e të përçahen? Ti e di që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka mbajtur një fjalim dhe ka thënë:
'Nëse, duke qenë i hidhëruar, e kam abuzuar apo mallkuar ndonjë nga Umeti im, atëherë unë jam një nga bijtë e Ademit [dmth njeri] dhe hidhërohem ashtu siç hidhërohen ata. Mirëpo, unë jam dërguar si mëshirë për krijimin, kështu që [O Allah] bëji ato [mallkime e abuzime] një bekim për ta në Ditën e Gjykimit'. Pra, pasha Allahun, ose do të ndalesh, ose, përndryshe, do t'i shkruaj Umerit -, e paralajmëroi Selmani.
[Transmeton Ebu Daud, nr. 4657. Është vërtetuar nga el-Albani në es-Sahih, nr.1757]