08-12-2020, 11:09 AM
Trans*me*tohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azib r. an*huma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd, thuaj: 'O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova kah Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim për*veç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe në Pej*gam*be*rin Tënd që e ke dër*guar'. Nëse vdesish atë natë, do të vdesish me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi”. (Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër të dy sa*hihëve thuhet: “Më ka thënë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lartë”. Pastaj tha: “Bëri këto fjalët të fundit që i thua (para gjumit)!”