Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Na´Vi mposht mTw për të fituar WCG 2010
#1
Natus Vincere kanë pushtuar të artën në 2010 WCG finals me fitoren 2-1 kundër mTw.

Mapi i parë, de_inferno, filloi me Natus Vincere me të mirë në të dyja anët, pasi gjigantët ukranian arritën të merrnin 11 runde në pjesën e parë. Na´Vi shtuan epërsinë e tyre në rundin e parë të pjesës së dytë, por mTw u kthyen menjëherë në lojë dhe fituan tri runde rradhazi. Megjithatë, kjo nuk i lëndoi Na´Vi, të cilët thjeshtë kontrolluan ritmin si e panë të arsyeshme, për të dalur fitues me rezultat 16-8.

de_tuscan filloi me Natus Vincere duke fituar pistol round si Terrorist, por pas kësaj, Alexander "ave" Holdt barazoj ndeshjën me një rund fantastik ku arriti të mbytë tre lojtarë të ekipit kundërshtar. Sidoqoftë, vrulli i mTw ndaloi menjëherë më pas, pasi Na´Vi rikthyen kryesimin dhe morën edhe katër runda të tjerë për rezutatin 6-1 në të mirë të tyre. mTw pastaj u kthyen më në fund në lojë dhe reduktuan deficitin në vetëm një rund, por pjesa tjetër e mbetur në fakt shkoi për Na´Vi, pasi ata patën kryesimin 9-6 në fund të pjesës së parë.

Pjesa e parë dha tre rundat e parë për mTw, por Na´Vi u përgjigjen menjëherë me pesë runde të shpejta, duke qenë vetëm dy runde larg fitores. Mirëpo, mTw bënë një rikthim mbresëlënës dhe filluan të grumbullonin runde, përfundimisht duke e kthyer rezultatin për ta fituar këtë map 16-14.

[Image: 1286138918.37.jpeg]

Në mapin e tretë, de_train, asnjëra palë nuk ishte në gjendje të vërtetone autoritetin mbi tjetrën, me mTw që treguan në rundat e fundit të pjesës së dytë se pse ata mund të quhen "comeback team", kur Natus Vincere patën shumë mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Pas vazhdimit të parë në të cilin te dy ekipet luajtën shkëlqyeshëm si CT, një pjesë agresive prej 3-0 si Terrorist nga Na´Vi u përcjell me fitore në pjesën e dytë si CT, duke i dhënë ekipit Na´Vi fitoren me rezultat 22-18.

[Image: 1286144342.91.jpeg]

[Image: 54543322.png]

Renditja përfundimtare në WCG 2010:

1. [Image: ua.gif] Na´Vi - $25,000 + Samsung SyncMaster 2233RZ, Samsung Netbook
2. [Image: dk.gif] mTw - $10,000 + Samsung SyncMaster 2233RZ
3. [Image: pl.gif] Frag eXecutors - $5,000 + Samsung SyncMaster 2233RZ
4. [Image: br.gif] compLexity

Natus Vincere tani shtojnë një tjetër pjesë argjendi në kabinetin e tyre të mbushur tashmë, duke ia bashkuar atë trofeve nga garat si ESWC apo IEM World Championship.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Na´Vi mposht mTw për të fituar WCG 2010 - by XLN7 - 07-26-2020, 09:26 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)