06-25-2021, 05:15 PM
Toshiba ka prezantuar televizorin e parë 55 inç 3D HDTV në kuadër të panairit të këtij viti IFA që po mbahet në Berlin. Toshiba ZL2, është njëherësh edhe ekrani më i madh në botë 3D pa nevojë të syzeve për të shikuar këtë efekt.
ZL2 është në gjendje të prodhojë imazhe D për deri në nëntë pozicione të ndryshme të shikimit, duke mundësuar që shumë njerëz në të njëjtën kohë të shijojnë 3D pamje pa nevojën e syzeve.
Përveç kësaj, për të zhvilluar përvojën e shikueshmërisë në pozicionin aktual para TV’s, 55Zl2 veçohet me një teknologji për ndjekje të shpejtë, gjë që mundëson me prekjen e një butoni të përshtatet dhe të gjendet pozita e atyre që janë duke shikuar pamjet në ekran.
TOshiba ZL2 pritet të paraqitet në shitje në Gjermani gjatë muajit dhjetor për një çmim prej :... 7,999 Euro. /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


